Panorama Sport (Albania)

Levandovsk­i shpëton Bajernin nga turpërimi

Nojer shpëton kampionët, frikë që në turin e parë

-

Bajerni luajti dje ndaj Drohtersen ndeshjen e parë të Kupës së Gjermanisë. Skuadra e Niko Kovaç zhvilloi një ndeshje për t'u harruar, edhe pse arriti të kualifikoh­ej për turin e ardhshëm. Bajerni luajti me formacioni­n e tij më të mirë përballë një kundërshta­ri që militon në kategorinë e katërt në Gjermani. Ndeshja përfundoi 0- 1 falë golit të Robert Levanovski­t që, ashtu si në ndeshjen e fundit në Superkupë, shënoi për kampionët e Gjermanisë.

PJESA E PARË Ndeshja nis e avashtë me skuadrat që studiojnë njëra- tjetrën. Atmosfera në stadium është elektrizue­se, tifozët vendës kishin mbushur përtej kapaciteti­t stadiumin e tyre. Bajerni mundohet të organizohe­t, por nuk ka freskinë e duhur për të shtyrë përpara. Rasti më i mirë shënohet në minutën e 33- të, kur Florian Nagel godet në brendësi të zonës së bavarezëve, por portieri Nojer bën mrekullinë duke shmangur një gol të sigurt. Bajerni kundërpërg­jigjet me Myler, por sulmuesi godet shumë larg portës së mbrojtur nga portieri Zifkes. Pjesa e parë përfundon në shifra të barabarta 0- 0. PJESA E DYTË Trajneri Kovaç fut në lojë Goreckën për Humels dhe Koman për Robenin, që duhet thënë se ishte në hije gjatë gjithë pjesës së parë. Tiago shkon afër golit, por topi i goditur prej tij ndalet në shtyllën e portierit vendës që ishte i pashpresë. Bajerni zgjohet dhe kërkon të shënojë golin e fitores për të shmangur një turpërim të mundshëm në Kupën e Gjermanisë. Në minutën e 79- të Myler shënon, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Goli nuk vonon dhe në të 82- ën Robert Levanovski shënon pas një topi të kthyer nga portieri Zifke, që nuk kontrollon siç duhet topin e goditur nga Gorecka. 7 minutat shtesë nuk sjellin asnjë ndryshim dhe loja përfundon me rezultatin e ngushtë 0- 1 për kampionët e Gjermanisë, të cilët kalojnë në turin e dytë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania