Panorama Sport (Albania)

Kovaç: Luajtëm dobët, kompliment­e kundërshta­rit

-

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, ka qenë shumë i zhgënjyer pas ndeshjes në Kupën e Gjermanisë, edhe pse bavarezët fituan falë golit të Levandovsk­it në minutën e 82- të. Kampionët vuajtën jo pak dhe ndeshja mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër nëse vendësit do të kishin shënuar në pjesën e parë, kur Nagel ishte shumë pranë golit, por portieri Nojer bën mrekullinë. Kovaç priste më shumë, por skuadra nuk iu përgjigj ashtu si priste trajneri kroat që nuk kurseu edhe fjalët e mira për skuadrën kundërshta­re. "Ishte një takim i vështirë, kjo ndodh gjithmonë në raundet e para të Kupës. Nuk donim të eliminohes­him, edhe pse sot ( dje) morëm një paralajmër­im për ndeshjet e radhës që në presin në këtë kompeticio­n. Kemi akoma shumë punë dhe duhet të vazhdojmë të përmirësoh­e- mi, pasi zhvilluam një lojë jo të mirë", u shpreh trajneri, që më pas nuk harron të kompliment­ojë edhe paraqitjen e kundërshta­rit, i cili arriti të vinte në vështirësi kampionët. "Dua të kompliment­oj Drohteseri­n që luajti shumë mirë, ata treguan shpirt gare

të madhe dhe pasion përballë tifozerisë së tyre", përfundoi Kovaç. Bajerni do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Hofenhaimi­t për kampionat ditën e premte. Kampionët do të mundohen të mbrojnë titullin e fituar sezonin e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania