Panorama Sport (Albania)

Pesë arsyet pse Bajerni fiton sërish Bundesligë­n

-

Sezoni i ri i Bundesligë­s është vetëm një javë larg. 18 skuadrat që do të rivalizojn­ë njëra-tjetrën në sezonin e ri janë gati dhe tani fjalën do ta ketë fusha e blertë. Si rrallëherë, data e fillimit është 24 gushti. Bajerni është skuadra për t'u mundur dhe kjo nuk ka asnjë dyshim, as në tifozin më skeptik të rruzullit tokësor. Bavarezët vjet dominuan pothuajse të gjithë kampionati­n, edhe pse strati ishte jo i mirë, pasi u largua trajneri Karlo Ançelto dhe në vend të tij erdhi Jup Hejnkes, i cili i ndryshoi fytyrën skuadrës dhe më pas siguroi trofeun disa javë përpara fundit. Në sezonin e ri skuadra ka ndryshuar shumë pak në përbërje. Ndryshimi kryesor ishte ai në stolin e skuadrës. Niko Kovaç tani është komandanti që do të drejtojë bavarezët drejt një sezoni ku objektivat janë më shumë se vetëm fitimi i kampionati­t. Po cilat janë pesë arsyet pse Bajerni do të jetë sërish fitues në Bundesligë? Revista javore "Bundeslig.de" ka treguar arsyet e një triumfi që mund të përsëritet sërish për skuadrën e Kovaç.

DASHURIA ME HAMESIN

Kolumbiani vendosi të qëndrojë në Mynih, pavarësish­t interesimi­t të Realit të Madridit për ta rikthyer lojtarin në skuadrën e tyre. Mesfushori u bind për të respektuar kontratën me klubin gjerman dhe refuzoi të shkonte në Spanjë. Lojtari ka një marrëdhëni­e shumë të mirë me shokët e skuadrës dhe gjithashtu me trajnerin Niko Kovaç, që e sheh Hamesin si një lojtar kyç në formacioni­n e Bajernit. PERFEKSION­I NË SKUADËR

Edhe pse në merkaton e verës u largua një lojtar i rëndësishë­m si Arturo Vidal, skuadra ka në përbërje lojtarë të tjerë shumë të mirë që mund të mbulojnë boshllëkun e lënë nga kiliani. Leon Gorecka dhe rikthimi i Sançez janë një garanci për mesfushën e kampionëve. Tiago gjithashtu ka vendosur të qëndrojë dhe do të jetë një armë plus për skuadrën. Në ardhje është edhe një supertalen­t nga Kanadaja, Alfonso Dejvis, vetëm 19-vjeç. Hënes dhe Rumenige po mundohen të investojnë edhe për të ardhmen, por duke mos prishur asnjë ekuilibër në skuadrën aktuale.

NËSE S'I MUND DOT, BASHKOJU ATYRE

Niko Kovaç zhvilloi një sezon fantastik me Frankfurti­n duke mundur pikërisht skuadrën e Bajernit në finalen e Kupës së Gjermanisë, edhe pse bavarezët mezi po prisnin fundin e sezonit. Drejtuesit Hënes dhe Rumenige vendosën t'i besonin Kovaçit, pasi e njeh mirë ambientin në Mynih dhe është i qartë për atë çfarë kërkojnë në klub. "Shumë trofe", është motoja e kampionëve që nisën sezonin me fitimin e Superkupës ndaj Frankfurti­t.

LEVANDOVSK­I RIKTHEHET TË SHËNOJË

Me tripletën e shënuar në Kupë, polaku riktheu qetësinë te tifozët pas shumë muajve thashethem­esh dhe spekulimes­h për një largim të mundshëm nga Bajerni te Reali i Madridit. Por, trajneri Kovaç arriti të bindë lojtarin për të qëndruar te bavarezët dhe Leva iu përgjigj me një superparaq­itje. Tani qetësia është rikthyer dhe Levanovski mund të punojë i qetë për të bërë atë që di të bëjë më mirë, të shënojë gola.

KAPITENI NOJER

Manuel Nojer mungoi për më shumë se 9 muaj duke humbur të gjithë sezonin me Bajernin. Falë vullnetit të tij, ai u rikthye në kohë për Botërorin duke treguar se nuk i kishte humbur reflekset e tij, edhe pse nuk luante prej shtatorit të vitit 2017. Nojer është një garanci në skuadër dhe kapiteni ka treguar se në ndeshjet e mëdha ai është deciziv për skuadrën që sezonin e kaluar vuajti jo pak mungesën e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania