Panorama Sport (Albania)

Stadiumi mbushet mbi kapaciteti­n real

-

Nuk ndodh shpesh të luash kundër Bajernit të Mynihut dhe këtë e dinë mirë tifozët e shumtë të Drohtersen, që kishin mbushur stadiumin e tyre mbi kapaciteti­n real. Në fakt, qyteti ku luan skuadra kishte më shumë se një javë që ishte përfshirë në ethet e takimit. Biletat kishin avulluar për çështje orësh dhe njerëzit flisnin vetëm për ndeshjen ndaj kampionëve. Në stadium ishin prezent rreth 7.800 tifozë, nga 5000.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania