Panorama Sport (Albania)

Modriç nxjerr blof Perezin para FIFA-s

-

Luka Modriç ishte tema më e nxehtë e ditëve të fundit në aksin Madrid- Milano. Interi bëri gjithçka për ta transferua­r dhe kjo gjë rebeloi presidenti­n Perez, i cili e çoi çështjen në FIFA, duke paditur zikaltrit. Menjëherë institucio­ni më i lartë i futbollit botëror komunikoi me italianët, por edhe me vetë lojtarin. Sipas "Don Balon", Modriç ka mohuar kontaktet me Interin, duke përgënjesh­truar edhe pretendimi­n e presidenti­t të Realit. Qartazi duket se ai nuk ka mbetur i kënaqur nga fakti që Perez nuk e la të lirë të transferoh­ej në Milano për të luajtur me një ekip, për të cilin ka bërë tifo që fëmijë dhe ku luajnë tre bashkëkomb­ësit e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania