Panorama Sport (Albania)

Lopetegui: Ne s'kemi në dorë blerjet, por vetëm të fitojmë

Trajneri kërkon patjetër një sulmues për sezonin e ri

-

Hulen Lopetegui kërkon patjetër një sulmues, pavarësish­t se në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes me Getafen nuk e pranon diçka të tillë. Mediat bëjnë me dije se ai i ka thënë presidenti­t që është e pamundur të vazhdojë sezonin vetëm me këtë grup lojtarësh dhe po mendohet afrimi i Rodrigos nga Valencia. Megjithatë, numri një i madrilenëv­e shtoi se detyra e ekipit është të fitojë dhe të mos mendojë për merkaton. KOMBËTARJA-REALI- "Është shumë e vështirë t'i krahasosh të dyja. Është si të krahasosh një domate me një pulë të pjekur, janë të ndryshme. Janë magjike të dyja, por të ndryshme. Reali ka talentin e duhur për të qenë një ekip i madh dhe do të jemi". BLERJE- "Më pëlqen fakti që kam një ekip të fortë. Duhet të punojmë për të pasur një mentalitet fitues dhe mbi të gjitha mentalitet për të punuar në grup. Për mua janë të rëndësishë­m lojtarët aktualë dhe jo ata që nuk janë pjesë e ekipit. Për momentin nuk është prioritet diçka e tillë, edhe pse faktin se unë nuk e

kam në dorë këtë". ZËVENDËSIM­E- "Do të luftojmë për të gjithë titujt me këta lojtarë që kemi. Besoj verbërisht tek ata. Nuk duhet ta nënvlerëso­ni kurrë këtë grup futbollist­ësh. Merkato nuk duhet të shërbejë si justifikim". PENALLTITË- "Nuk janë pronë e askujt, por janë të skuadrës. Vendimi më takon mua dhe kemi shumë

opsione. Por shpresoj që ky të jetë problemi më i madh në këtë sezon. Do të vendos nga momentet në çdo ndeshje".

GETAFE- "Do të përballemi me një skuadër që vitin e kaluar e mbylli shumë lart dhe këtë vit janë forcuar shumë. Prandaj duhet të jemi të përgatitur mirë dhe të luftojmë fort për të marrë 3 pikët".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania