Panorama Sport (Albania)

Kievo frikëson Ronaldon, Juven e shpëton Bernardesk­i

Kristiano provon forcën e Serisë A, krijon por nuk shënon

- PËRGATITI: JETON STAMOLLA

Kristiano, mirë se erdhe në Itali Publik entuziast, ndeshje asnjëherë të lehta, vendime arbitrare të diskutuesh­me dhe drithërima. Juventusi fiton 3-2 në Verona, duke ringritur në këmbë një ndeshje që po e humbte 20 minuta nga fundi) nëse Khedira zhbllokoi, Stepinski dhe +hakerini me penallti përmbysin, përpara se autogoli i Banit dhe goli deciziv i Bernardesk­it t'i dërgonin në festë bardhezinj­të. Dhe jo vetëm, sepse përpara minutës së 90-të, 3-2 i Manxukiçit u anulua për një faull top të prekur me dorë pikërisht nga Kristiano, aksion që u ripa me "VAR". Në fund, vendos Bernardesk­i, i zbritur në fushë në pjesën e dytë dhe ndryshon të gjithë ndeshjen. Shkurt, Juventusi "i vjetër", i vendosur dhe fitues nuk ndryshon kurrë. ÇELËSI I SFIDËS

Koka, çelësi është shpesh koka... "Nuk duhet të mendojmë se kemi Kristianon dhe automatiki­sht fitojmë, - shprehej Alegri në vigjilje të ndeshjes. - Duhet ta lëmë pas këtë periudhë ekzaltimi". Dhe trajneri i Juves kishte të drejtë, sepse pas një starti me kokë mbi re, skuadra duhej të kalonte në disavantaz­h që të rikthehej e përqendrua­r dhe cinike. Alegri sërish bëri lëvizjet e duhura, sepse kur pa që gjërat po shkonin keq zgjodhi të hedhë në fushë Bernardesk­in e Manxukiçin, të cilët zgjidhën ndeshjen, madje duke bërë në pak minuta më shumë sesa bëri Dibala në të gjithë sfidën, me argjentina­sin që ishte lojtari më zhgënjyes i repartit ofensiv bardhezi.

NDESHJA

Sfida e djeshme përmblidhe­t në tre fraksione) në të parin është kontrolli absolut juventin, me Khedirën që vetëm pas 3 minutash lojë dërgon në rrëmujën e zonës një goditje dënimi të Pjaniçit dhe më pas ndërton dhe shpërdoron një mori me raste për dyfishim me Dibalën, Bonuçin e Kanselon. Në fraksionin e dytë, Juventusi ul volumin dhe pasi kapen në kundërsulm 4 kundër 3 nga Kievo, që barazon në të 38-ën me Stepinskin, në fillimin e pjesës së dytë ishte +hakerini që pasi e fitoi goditi saktësisht penalltinë për avantazhin surprizë 2-1. Por, kur "Zonja e Vjetër" vendos të zgjohet e bën në mënyrën e duhur dhe pasi barazon me autogolin e Banit, që devijon në portën e tij pas një prekjeje të Bonuçit nga goditje këndi, i shkon pranë avantazhit dy herë me Ronaldon, një me Manxukiçin, një tjetër me Dibalën e +hanin, në pesë minutat e fundit. Ndërsa, në shtesë vijnë episodet decizive) gol i anuluar ndaj Manxukiçit dhe 3-2 i Bernardesk­it.

PO RONALDO?

U duk qartë që është pak prapa me gjendjen fizike, gjithsesi shkëndijat për të gjetur golin në debutim nuk munguan) fillimisht një goditje personaleJ më pas shpërdoron një asist të Dibalës, një goditje dënimi diagonale që e ndal Sorrentino, pa harruar edhe goditjen surprizë në pjesën e parë që "përkëdheli" shtyllën. Që është një lojtar superior kjo u kuptua qartë edhe dje, madje duke parë që nga pritje prej "ylli roku" që iu bë, ndërsa në fund doli i shoqëruar nga truproja dhe me siguri që deri në tunel do i ketë kaluar në mendje se ndeshje kaq të vështira në provincë, gjatë kohës kur luante në Spanjë, nuk ishin diçka e zakonshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania