Panorama Sport (Albania)

Kamza Kamza shfryn shfryn Tiranën Tiranën që në start, start, Ze Maria: Maria: Nuk është është dramë

Devolli: Devolli: Mos Mos e e quani quani rastësi, rastësi, kam kam ekip ekip që sakrifikon sakrifikon shumë Plaku: Plaku: Kënaqeshim Kënaqeshim edhe edhe me me një një pikë, pikë, Kukësit Kukësit i i dhashë dhashë dorën dorën

- OLSI AVDIAJ

Bardheblut­ë Bardheblut­ë e nisin nisin me humbje humbje rikthimin rikthimin në në Superiore, Superiore, skuadra skuadra e e Devollit Devollit i i ndëshkon ndëshkon me me Sebino Sebino Plakun, Plakun, që që harron harron Kukësin Kukësin dhe dhe bëhet bëhet menjëherë menjëherë protagonis­t. protagonis­t. Trajneri Trajneri brazilian brazilian justifikoh­et: justifikoh­et: Gjysma Gjysma e e afrimeve afrimeve erdhën erdhën me me vonesë, vonesë, fitorja fitorja e vetme vetme ishte ishte rikthimi rikthimi i i tifozëve... tifozëve...

Makthi vazhdon Edhe pas një viti burg në Kategorinë e Parë, Tirana "prish" rikthimin në Kategorinë Superiore. Në ndeshjen hapëse të sezonit dhe para tre mijë tifozëve, Tirana e Ze Marias dështon, duke u mundur nga Kamza, falë një goli të Sebino Plakut, i cili shënon që nga "Rruga e Kombit" një rrjetë që vlen tri pikë. Një Tiranë jo e qartë, apatike, pa sulm, pa krahë ishte ajo e djeshmja në "Selman Stërmasi", që i dorëzohet një Kamze, e cila kishte ardhur për barazim, por në fund fiton bonusin e plotë. Një ndeshje e vendosur në "frymën e fundit", falë goleadorit Plaku, i cili është lideri i Kamzës, ndërsa Tirana, edhe pse pati raste për shënim, duke rrahur shtyllën me Marvin Turtullin, nuk ia doli të gëzonte tifozët e saj, që kthehen në shtëpi kokulur. Gjithsesi, për mënyrën sesi shkoi loja, rezultati më i drejtë do të ishte barazimi, edhe pse Kamza në fund nuk vodhi asgjë, duke marrë tri pikët e para në kampionat. Sa për bardheblut­ë dhe Ze Marian, rikthimi në Superiore është shumë i hidhur. Edhe më pesimisti nuk e besonte se do ta fillonte me humbje kampionati­n.

PJESA E PARË - Ndeshja nis me surpriza. Nëse trajneri Ze Maria hodhi në fushë formacioni­n që kishte planifikua­r, Bledar Devolli ka aktivizuar nga minuta e parë Sebino Plakun, i federuar sekondën e fundit, duke lënë jashtë Mehmetin. Kapiteni rezultoi vendimtar për ndeshjen, duke i dhuruar fitoren Kamzës. Bardheblut­ë, aktivizojn­ë disa lojtarë, të cilët debutonin në Superiore me fanellën e Tiranës, duke nisur nga Greca, Sentamu, Maveje, Atinga, Kobina. Loja që në fillim është e avashtë dhe dy skuadrat nuk rrezikojnë pothuajse fare portat respektive në 16 minutat e para të takimit. Rastet më të mira janë me pikatore, ku Marvin Turtulli është dy herë shumë pranë golit, por Avdyli bën mrekullinë. Zisi, Plaku, Karabeci e ndonjë tjetër tentojnë nga distanca, por janë shumë larg festës. Tirana rrit lojën në 10 minutat e fundit, duke rrezikuar disa herë portën, por pa shënuar. Ka disa mundësi për të shënuar gol, por nuk ia del. Nuk ka fuqi, manovër sulmuese dhe fat, i cili dukshëm nuk është me të. Për t'u shënuar, rasti i Turtullit dhe shtylla në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Gjithsesi, edhe pse ekipet u munduan, sërish pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola.

PJESA E DYTË - Loja nis me një ndryshim në radhët e Mehmetit, i cili futet pas sulmuesit,

ndërsa Sebino Plaku kalon në krahun e djathtë. Edhe pse ka raste sporadike, Ze Maria nuk kënaqet dhe vendos të ndryshojë. Lëvizje drastike e braziliani­t që largon dy krahët e mesfushës, Kobinën dhe Grecën në ditë jo të mirë. Në fushë dy debutues të tjerë,

Blazhevski e Hasani, të cilët luajnë për herë të parë me Tiranën. Hasani del sulmues i parë, ndërsa Sentamu zhvendoset djathtas. Loja rritet për bardheblut­ë, por Avdyli dhe paqartësia e lojtarëve të Tiranës nuk sjellin golin e shumëpritu­r. Raste ka sa të duash, por

jo gola. Miqtë vetëm mbrohen dhe shumë pak mendojnë për sulmin. Tirana hapet dhe pikërisht në minutën e 90-të, Sebino Plaku, një ish, vret shpresat bardheblu duke shënuar golin e rëndë për kamzalinjt­ë. Është "heshtje varri" në stadium. Tifozët nuk u besojnë

syve, pasi Kamza është në avantazh. Tirana e tyre e nis me humbje, duke bërë që Superiorja të kthehet në makth rezultates­h, edhe pas një viti endje në baltën e Kategorisë së Parë. Gjithsesi, është java e parë dhe nuk duhet bërë dramë... Superiorja sapo ka filluar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania