Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi kundër Dajës, Teuta sfidon Flamurtari­n e... milionave

Teuta/ Trajneri sfidon Dajën në debutim: Flamurtari i fortë

-

Mes entuziazmi­t dhe optimizmit Teuta mbylli përgatitje­t për ndeshjen e parë të Superiores në shtëpi kundër Flamurtari­t. Bregdetarë­t kërkojnë të shfrytëzoj­në në maksimum faktorin fushë dhe kundër kuqezinjve i kënaq vetëm fitorja. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", trajneri Bledi Shkëmbi e pranon se suksesi në ndeshjen e parë është tepër i rëndësishë­m. Ai ndalet edhe te përballja me trajnerin Daja. Sot është debutimi juaj në Superiore, si e prisni? Normal që është emocion, por edhe dëshirë për të bërë sa më mirë. Në fund pres që rezultati të jetë pozitiv, pra të fitojë Teuta. Futbolli i ka të tre rezultatet, por kemi punuar fort dhe jemi përgatitur për ta mbyllur me sukses si ndeshjen e parë.

Me çfarë note e vlerësoni merkaton e Teutës?

Nuk mund të vendos notë, por mendoj se kemi bërë një merkato

shumë të mirë. I vetmi minus është që disa nga lojtarët na erdhën vonë dhe nuk patëm mundësi të punonim të gjithë bashkë me grupin.

Pati ndonjë lojtar që ishte shumë afër dhe në fund nuk u finalizua?

Jo nuk pati, nuk kam asnjë peng. Të gjithë ata që donim t'i afronim në skuadër i kam këtu. I vetmi peng është që disa na u bashkuan vonë. A është Teuta gati për të shfaqur potenciali­n e saj që në fillim?

Teuta është një ekip që do të ketë gjatë gjithë kampionati­t një potencial të madh. Do të ishte më mirë sikur të ishin të gjithë lojtarët që në fillim të fazës përgatitor­e, por nuk dua të justifikoh­em dhe unë mendoj se jemi gati që në ndeshjen e parë, edhe pse me disa mangësi të vogla. Ka dilema për formacioni­n? Gjithmonë ka dilema për formacioni­n, por pak përpara ndeshjes do të vendos për gjithçka. Flamurtari vjen me ambicie të mëdha dhe ka një trajner kampion si Ilir Daja. Sa e vështirë do të jetë për ju? Për mua do të jetë e vështirë çdo ndeshje e kampionati­t, jo vetëm kjo kundër Flamurtari­t. Nuk më pëlqen shumë të flas për pjesën e kundërshta­rit. Çdo ekip është i fortë dhe ka ambicie, por mendoj se ne jemi goxha të fortë për çdo kundërshta­r.

Si është të punosh me Osmanin, Bicajn apo edhe ndonjë ish-shok ekipi? Sigurisht që të gjithë më thërrasin trajner, por me Osmanin është pak më e veçantë, pasi përveçse kemi qenë shokë ekipi për shumë vite jemi miq edhe jashtë fushave. Ditët e para ka qenë pak më e ndërlikuar, tani është normale. Për mua është kënaqësi, që kam në skuadër Osmanin, Bicajn apo edhe ndonjë tjetër. Me kontributi­n e tyre dhe të gjithë skuadrës ne do të arrijmë objektivat që kemi vendosur.

Në vitet e fundit Skënderbeu ka qenë favorit për titullin, po këtë sezon kë shihni pretendent­in kryesor? Skënderbeu vazhdon të jetë ekipi favorit, pavarësish­t ndryshimev­e të shumta në merkato. Janë një ndër ekipet më të forta të kampionati­t. D.Xhepollari

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania