Panorama Sport (Albania)

KURIOZITET­E

-

*Është hera e parë që Arsenali humbet dy ndeshjet hapëse të një sezoni që prej vitit 1992. Për Çelsin, dy fitore në dy ndeshje.

* Arsenali shënoi më shumë gola dje në pjesën e parë kundër Çelsit se në gjashtë vizitat e fundit në "Stamford Bridge" në Premier Ligë.

* Çelsi ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit brenda fushe kundër Arsenalit, me përjashtim të barazimit 0-0 sezonin e kaluar.

* Markos Alonso është përfshirë në mënyrë direkte në 19 gola të Çelsit, në Premier Ligë, që nga debutimi i tij në shtator 2016 (13 gola, 6 asiste); 6 më shumë se çdo mbrojtës tjetër në kampionati­n anglez.

* Vetëm Frenk Lampard (90), Didie Drogba (55) dhe Xhianfrank­o Zola (42) kanë më shumë asiste për Çelsin se Eden Hazard (41)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania