Panorama Sport (Albania)

Kukësi ngec me Laçin, shpërthen ndaj Jorgjit

Klubi: “Nuk duam të na gjykojë më, ka favorizuar vazhdimish­t laçianët”. Cungu: “E parandjeva barazimin, pres afrime”

- VLADIMIR MEMA

Nuk ka prodhuar fitues sfida midis Kukësit dhe Laçit në "Elbasan Arena", teksa të dyja skuadrat ndanë nga një pikë në barazimin 1-1. Në një sfidë pa shumë emocione dhe me një stadium të boshatisur, kuksianët kaluan të parët në avantazh në fundin e pjesës së parë me anë të Melos. Për laçianët barazoi Lushkja në të dytën, me një pikë që i shkon më shumë për shtat ekipit të drejtuar nga Mërgjyshi. Ndërkohë, Kukësi duhet të bëjë mirë llogaritë me ndeshjet në "shtëpi", pasi duhet të mësohet se në pjesën më të madhe të kampionati­t, mund të mos e ketë në favorin e vetë faktorin fushë. Gjici e Cungu, paçka pretendime­ve, duhet të shkundin ekipin sepse, në të kundërt, nuk kanë asgjë në vijë për sa i përket qëllimit të tyre, shpalljes kampion këtë sezon të ri të Kategorisë Superiore.

PJESA E PARË - Minutat e para të sfidës fillojnë të qeta, me Laçin që nis të tregohet më agresiv dhe të mos lërë hapësira për kundërshta­rin, ndërkohë që herë pas here mundohet të japë ndonjë shkëndijë me Uzunin në sulm. Madje, edhe rasti i parë i rrezikshëm vjen pikërisht nga këmbët e tij, por goditja përfundon jashtë. Kundërpërg­jigjet Shkodra për kuksianët nga goditja e dënimit, por topi nuk shkon në kuadrat. Loja zhvillohet më shumë në mesin e fushës, me një epërsi territoria­le të laçianëve, të cilët detyrojnë portierin Maloku të gabojë në pasim, por nuk përfiton si duhet Hadroj pas asistit të Xhixhos. Ndërkohë, Cungu duket i pakënaqur me të tijtë dhe jep shpesh udhëzime gjatë ndeshjes, ndërsa për pak goditja e Harbës nga jashtë zone, mund të përshëndes­ë rrjetën e Selmanit. Gjithsesi, atëherë kur mendohej se nuk do të kishte gola fraksioni i parë, mendon Çyrbja për të krosuar një top perfekt në zonë, aty me kokë godet Melo dhe topi ndalet në rrjetë, edhe pas daljes së gabuar të Selmanit. Fraksioni i parë i lojës mbyllet me fitoren e kuksianëve 1-0.

PJESA E DYTË - Pas pushimit janë kuksianët, ata që janë më të qartë në lojën e tyre, teksa Rexhinaldo është një rrezik konstant për ishportier­in e tij, me goditjet me kokë, por gjithsesi pa rezultat. Janë minuta shumë të mira për të besuarit e Cungut, të cilët kanë mundësi për të mbyllur ndeshjen, por Selmani ia del të devijojë si duhet një goditje të Harbës i vetëm përballë tij. Laçianët hasin vështirësi për të dalë në sulm dhe goditur portën e Malokut, por grinta dhe shpirti që i karakteriz­on shpërblehe­n në minutën e ;8të, duke ia dalë të barazojnë shifrat. Sefgjini kroson nga e djathta e sulmit dhe Lushkja gjendet në vendin dhe kohën

e duhur për të devijuar sferën dhe e stampuar në rrjetë. 1-1 dhe nis festa në kampin kurbinas. Ka ende minuta për të ndryshuar shifrat, me Laçin që duket më i kënaqur me këtë barazim, ndërsa Kukësi bën përpjekje të dëshpëruar­a për të rikthyer avantazhin.

Është radha e kapitenit Shameti për të tentuar me kokë në fundin e lojës, por goditja përfundon jashtë. Mbyllet kështu në barazim 1-1 sfida e Elbasanit, me Kukësin dhe Laçin që marrin pikën e parë në kampionat.

 ??  ?? Lojtarët e Laçit duke festuar golin e barazimit
Lojtarët e Laçit duke festuar golin e barazimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania