Panorama Sport (Albania)

Siti shënon me breshëri, krizë te Junajtid

Gabriel Zhezus rigjen golin, Silva feston shërimin e të birit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Për të përshkuar ndeshjes e djeshme të Mançester Sitit, mjafton tripleta e Kun Agueros, me argjentina­sin që gjeti golin e 14të në tetë ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi. Pa shumë probleme, por me mjaft cilësi, djemtë e Guardiolës i treguan Zhoze Murinjos se klasi nuk u mungon. "Qytetarët" sfilitin rivalin që në minutat e para. Goli vendës vjen në minutën e 25-të, kur Aguero shfrytëzon një asist të portierit Ederson. Hadërsfild­i i afrohet golit me Stankoviç që godet jashtë dhe nga rivënia fundore e shpejtë e gardianit brazilian, Kun përfiton duke dribluar mbrojtësin dhe duke ngritur një parabël mbi portierin Hamer që kishte braktisur kuadratin. Goli i Zhezus gjashtë minuta më pas dhe ai i Agueros në minutën e 35-të i vendosin vulën takimit, pavarësish­t se Stankoviç u jep shpresë të tijve më një gol dy minuta përpara vërshëllim­ës së arbitrit Marriner, që sinjalizoi fundin e pjesës së parë të takimit.

Pjesa e dytë - Kur nuk kanë kaluar as tri minuta nga fillimi i fraksionit të dytë të lojës, David Silva shënon golin e katërt me të cilin përshëndet të birin në tribunë që, me sa duket, ka lënë pas sëmundjen e rëndë. Spanjolli ekzekuton mjeshtëris­ht një goditje dënimi duke lëshuar një silurë nga 30 metra. Portieri Hamer kapet në befasi dhe nuk tentonte as të hidhet, teksa topi përfundon

nën traversë, përpara se të prehet në rrjetë. Leroi Sane aktivizohe­t vetëm në 14 minutat e fundit, pasi Siti kishte shënuar edhe golin e pestë me Agueron. Zëvendësim­i me gjermanin ishte një mënyrë për të përshëndet­ur heroin e takimit, teksa Guardiola

i dha disa minuta edhe të riut Foden. E dyta ndeshje që nis nga stoli për Sanenë, i cili në kampionati­n e fundit botëror nuk u grumbullua as nga kombëtarja e vendit të tij. Rezultati tenistik i sfidës u vulos nga Kongolo që dërgon topin në portën e tij pesë

minuta përpara fundit të ndeshjes. Pikë të plota në dy takime për kampionët në fuqi, të cilët konfirmojn­ë momentin e mirë, duke treguar njëkohësis­ht se mungesa e De Bryjne për momentin ndikon vetëm në emrat e titullarëv­e të Guardiolës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania