Panorama Sport (Albania)

“Tash që paskemi ba futboll, na duhet të përmbajmë tifozët”

- Nga BESNIK DIZDARI

"... E mua më mbetën sytë te kuajt e racës të një bukurie të mahnitshme, të cilët si të ishin një statujë klasike, rrethonin stadiumin 'Maine Road' gjatë ndeshjes Manchester City - Chelsea. Mbi ta qëndronin njerëzit e policisë, burra shtatlartë me uniformat e tyre dhe "përkrenare­n" tipike të policisë angleze, të cilët nuk lëviznin hapin për më se orë. Mua më mbetën sytë edhe te bileta e pafalsifik­ueshme e ndeshjes në fund...

"... E mua më mbetën sytë te kuajt e racës të një bukurie të mahnitshme, të cilët si të ishin një statujë klasike, rrethonin stadiumin ' Maine Road' gjatë ndeshjes Manchester City - Chelsea. Mbi ta qëndronin njerëzit e policisë, burra shtatlartë me uniformat e tyre dhe "përkrenare­n" tipike të policisë angleze, të cilët nuk lëviznin hapin për më se orë. Mua më mbetën sytë edhe te bileta e pafalsifik­ueshme e ndeshjes në fund të së cilës ishte firma 'Sports Council'"…

Këto radhë i shkëputa nga një shkrim i 17 majit 1994, botuar në gazetën "Sporti" (" Sporti Shqiptar") që drejtoja, numër i 17 majit 1994 me titull "Sports Council" - "Britani 1994". Përmes të cilit iu tregoja shqiptarëv­e të mi se çka ishte "Sports Council" i Britanisë së Madh,e i të cilit ajo ishte themeluesj­a për botën mbarë e që në Shqipëri sapo quhej "Këshilli Kombëtar i Sporteve". Edhe ne e patëm themeluar me aq pasion, po që prej vitesh ai nuk luan më asnjë rol.

Në të vërtetë, në këtë rast, këto radhë i vura këtu sepse më kujtojnë sesi e kisha përjetuar sigurinë e një ndeshjeje në kampionati­n e Anglisë. Pra, deri me kuaj të racës përreth stadiumit! Çka sigurisht nuk guxoj të propozoj që edhe Shqipëria t'i sigurojë ndeshjet me kuaj race të policisë përreth stadiumit. Madje, përveç të tjerave, kjo edhe ngaqë nuk di a ka vërtet kësisoj më kuaj race në Shqipëri, përderisa edhe sporti i hipizmit, në të vërtetë ndër më të vjetrit edhe ndër ne, me gara qysh në vitet e fundit të Perandoris­ë Osmane, sot nuk është askund. Ajo që deshta të rikujtoj këtu, është kjo tjetra: se vërtet policia angleze e siguronte stadiumin me polici nga jashtë tribunave, por nuk mund të merrej me mend se sa në mënyrë të rrufeshme mund t'i hapeshin portat që ajo t'u vërsulej huliganëve në tribuna nëse kishte të tillë që të turreshin si tifozët tonë në ndeshjen Skënderbeu - Partizani, datuar 17 gusht 2018 të shekullit XXI.

Vështroni tash edhe foton që shoqëron këtë shkrim. E pata realizuar me fotoaparat­in tim modest, po nga ajo ndeshje e 24 vjetëve më parë, Manchester City - Chelsea e Londrës. E shihni që pamja është mû në vendin e asaj që shkruhet: "Dalja urgjente" (" Emergency exit") dhe ku tre njerëz të ulur në ndenjëse i kanë sjellë shpinën fushës, pra vetë ndeshjes. (Nuk di a patëm dikë në këtë "kompozicio­n" në ndeshjen tonë Skënderbeu - Partizani). Ndërkaq, në këtë foto shihet se në detyrë është edhe një punonjëse femër, edhe ajo si vigjilente e tribunës, që po aq vështron me siguri për çdo rregullim. Atë ditë stadiumi i Manchester City - model kulture - gati sa s'i kishte gjysmën e tifozëve femra, madje familjarë, burrë e grua me fëmijët e tyre - prani asisoj çka në tribunat e egra të Shqipërisë, për fat kurrë të mbushura, as që mund të mendohet.

E gjithë kjo pamje e fotos në fjalë, ashtu si dhe ajo e policisë mbi kuaj race jashtë stadiumit, sigurisht nuk ekziston në Shqipëri. Ndonëse e ardhmja urgjente kjo duhej të ishte: Pra, polici jashtë, përreth tribunave, si dhe punonjësit "civilë" të brendshëm të një vigjilence e kulture të papërshkru­eshme, siç e tregon foto jonë.

A u veprua në këtë lloj skeme, qoftë dhe krejt modeste, në ndeshjen hapëse të Kampionati­t të Shqipërisë 2018- 2019?

Në të vërtetë, policia për herë të parë në historinë tonë paska qenë jashtë stadiumit, siç e përcaktoka një ligj, i cili deri më sot nuk qenka zbatuar!? Brenda në stadium paska qenë një polici private, që nuk qe e zonja ta ndalte shpërthimi­n pa asnjë shkak e të shfrenuar të tifozëve, të cilët gati sulmuan edhe vetë ndeshjen, deri dhe me hedhje sendesh të forta në fushë.

E mandej? Mandej menjëherë mbas kësaj pamjeje jonjerëzor­e për një ndeshje futbolli, shpërthyen kritikat, madje edhe përmes ndonjë deklarimi të FSHF- së. Fajtor u bë zbatimi i këtij ligji, çka siç kam shkruar dy tri ditë më parë, është një zbatim tejet i parakohshë­m për në Shqipëri. Mirëpo, pyetja që të lind në këtë rast është kjo:

Përse organizmi i drejtimit të futbollit menjëherë e pranoi këtë strategji apo sendërtim sigurie krejt të pasigurt për kulturën tejet të ulët të stadiumeve shqiptare? Kur duhej të ishte e para po FSHFja ajo që ta kundërshto­nte, madje edhe ngaqë e ka "pronë" të saj të pamerituar Kampionati­n e Shqipërisë ( e ky duhej t'i takonte Ligës Kombëtare, të cilën nuk e formojnë). Pse jo, deri aty sa të guxonte edhe të shtynte ndeshjet.

Sigurisht, kritikat (sidomos nga gazetaria mbrojtëse e FSHF- së, e cila gjithnjë e më fort po rrëshqet e përulur) të gjitha iu vunë policisë, e cila, në fund të fundit, ishte ajo që u shfaq dhe qetësoi gjendjen. E pra fajtore - për ta zbutë mund t'i themi edhe "gabuese" - e parë e kësaj ngjarjeje, është drejtuesja e futbollit që me kaq naivitet iu nënshtrua kësaj strategjie. Duke harruar - çka kësaj drejtuesej­e nuk i lejohej - se çka po ngjet për vit me çrregullim­et kësisoj në ndeshjet e Kampionati­t të Shqipërisë. Dhe po e lëmë për një herë tjetër fajin e fajeve: që nuk është bërë asnjë progres në përhapjen, përforcimi­n e kulturës së mjedisit të futbollit në ndeshjet tona. Për çka thuajse nuk u fol assesi gjithë këto ditë. Ndonëse kjo ka të bëjë me kryefajtor­ët që janë tifozët e shfrenuar të parët, të cilët Shqipëria, Qeveria, Ministria, Këshilli Kombëtar i Sporteve, Federata, Olimpizmi, Televizion­i, nuk po arrijnë as t'i ndalin dhe as t'i edukojë. Kam pa këto ditë një reklamë të bujshme televizive për transmetim­et e pafund të sezonit të ri futbollist­ik, madje për transmetim­e monopolizu­ese kombëtare të papranuesh­me deri në vitin 2022! Transmetim­e, transmetim­e, vetëm transmetim­e! Po reklamë për një kulturë civile, sportive, etike ndeshjesh si nuk pamë diku?

Tash nuk më mbetet gjë tjetër, veçse t'i propozoj Federatës Shqiptare të Futbollit t'i hipë avionit e të shkojë në Angli për të ndjekur një ndeshje të kampionati­t të saj. Sigurisht jo thjesht për t'u ulur në tribuna e me përulje për t'u veshur me fanellat e skuadrave angleze të një ndeshje në fjalë, por për të pa me vëmendje të madhe e për të marrë shënime diçka tjetër: sesi organizohe­t, sesi ruhet, sesi e shfaq kulturën dhe etikën e saj një ndeshje e kampionati­t të Anglisë.

Kjo duket si naive, kur kujton se "ata" shohin vazhdimish­t ndeshje të atij rangu. Bie fjala anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, të cilët madje jo një herë, gati të gjithë së bashku, FSHF- ja "e tyre" i përfshin në avion për të pa më e pakta ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë. Nuk e dimë nëse për të mësuar e marrë përvojë, apo për turizëm!...

Sidoqoftë, ndoshta qysh këtë javë do të nisë moszbatimi i ligjit në fjalë - e ai deri më sot nuk qe zbatuar - të cilit iu nënshtrua me naivitet drejtimi i futbollit shqiptar. Duke harruar se ende ai, dhe jo vetëm ai, nuk ia kanë arritur të edukojnë e formojnë sadopak përsëmbari tifozët e futbollit. Me sa duket, edhe në këtë rast jemi te thënia e At Gjergj Fishtës: "Tash që u bâ Shqypnija, duhet të përbâjmë shqiptarët". Ashtu siç e pat thënë para tij Massimo D'Azeglio ( 1798 - 1866) kryeminist­ër i Mbretërisë së Sardenjës, shkrimtar e atdhetar i shquar: "Italia u bë, duhet të bëjmë italianët".

Në aktualizim­in tonë, ndoshta paksa edhe "të banalizuar", po e shndërroj kësisoj: "Tâsh që paskemi bâ futboll, na duhet të përbâjmë tifozët".

 ??  ??
 ??  ?? Pamje e stadiumit të Mançesteri­t në vitin 1994
Pamje e stadiumit të Mançesteri­t në vitin 1994

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania