Panorama Sport (Albania)

I theu hundën Sorrentino­s: CR7, je çnjerëzor!

Xhakerini "tallet" me portugezin, por Hysaj e hesht

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Debutimi i shumëpritu­r i Kristiano Ronaldos me bluzën e Juventusit ishte mjaft pozitiv në aspektin sportiv, ndonëse ai nuk arriti që të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë zyrtare me bardhezinj­të, siç prisnin shumë tifozë. Por, në aspektin personal duket se nuk ka qenë një pasdite e lumtur, duke parë edhe atë që ka qarkulluar në rrjete, falë edhe ngjarjeve të fushës së lojës.

ÇËSHTJA "SORRENTINO"

Ai episod që shkaktoi shumë zhurmë, ishte ai i minutës së 89-të, kur Manxukiç shënonte një gol, por ai anulohej pas një prekjeje me krahë në zonë nga ana e portugezit, i cili në tentativën për të devijuar sferën në shpejtësi e sipër godet me gju në fytyrë edhe portierin Sorrentino, që fatkeqësis­ht humbi ndjenjat nga përplasja. Nëse juventinët festonin dhe Ronaldo çohej pa vënë re që portieri rival nuk ishte i ndërgjegjs­hëm dhe duket sikur e injoron pas përplasjes (ndërkohë në ndihmë të tij erdhi i pari Tomoviç, shokët e tjerë të ekipit dhe mjekët), këtë pamje e fokusoi dhe nuk ngurroi që ta postojë më pas Sara Ruxheri, bashkëshor­tja e Stefano Sorrentino­s, e cila pasi shoqëroi menjëherë bashkëshor­tin e saj në spital nga stadiumi "Bentegodi", ndërsa kjo gjë u urdhërua nga mjekët, shfryu në rrjetet sociale kundër portugezit. "E përmbajta shumë veten deri tani, duke kërkuar që të isha e fortë dhe të shihja vetëm atë që është vërtet e rëndësishm­e për familjen time. Kampionët, për t'u quajtur të tillë, duhet të jenë mbi të gjitha NJERËZORË! Ndaj më vjen keq që nuk mund ta admiroj këtë kampion (duke iu referuar fotos ku Ronaldo kalon indiferent, ndërsa Sorrentino

është i shtrirë pa ndjenja). Unë mund të admiroj vetëm BURRA të VËRTETË, si gjysma ime ( referuar bashkëshor­tit Sorrentino) dhe Tomoviçit, që bëri të pamundurën për ta ndihmuar. Faleminder­it atyre që kanë një zemër të madhe, dinjitet dhe

principe të shëndetshm­e". IRONIKU XHAKERINI

Një tjetër postim në rrjetet sociale që është komentuar shumë ka qenë edhe foto e Emanuele Xhakerinit, ishmesfush­orit të Juventusit, që të shtunën ndëshkoi bardhezinj­të me penallti. Në fund të du-

elit, ai kishte bërë një foto me Kristiano Ronaldon, ndërsa komenti i tij për postimin ishte: "Sigurisht, ishte ai (Ronaldo) që më kërkoi foto mua... ". Por ndërkohë, edhe pse me të qeshura, i vetmi që është treguar disi më serioz ka qenë shqiptari Elseid Hysaj, me

mbrojtësin e djathtë të Napolit që i përgjigjet ish-shokut të tij te Napoli: "Rri urtë më mirë rri". Ndërkohë, një tjetër napolitan si mbrojtësi Toneli vazhdon ironinë ndaj Ronaldos: "Dua edhe unë një foto me ty Xhak". "PËRGJIGJET" CR7

Gjithsesi, të gjitha këto gjëra

nuk është se e kanë prekur shumë Kristiano Ronaldon, madje me portugezin që ditën e djeshme të pushimit e ka shfrytëzua­r si gjithmonë për të punuar mbi fizikun e tij, postoi në "Instagram" një foto personale, duke u stërvitur në palestrën e shtëpisë së re torineze.

 ??  ?? Postimi i bashkëshor­tes së Sorrentino­s
Postimi i bashkëshor­tes së Sorrentino­s
 ??  ?? Komenti i Hysajt te fotoja e Xhakerint me Ronaldon
Komenti i Hysajt te fotoja e Xhakerint me Ronaldon

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania