Panorama Sport (Albania)

Tare: Kampionati shqiptar nuk shikohet pas janarit

"Strakosha vlen 81 milionë euro, ja ku bazohem te përzgjedhj­a për afrimin e lojtarëve"

- OLSI TUJANI

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, i cilësuar si një nga më të mirët në Serinë A, në një intervistë dje në mbrëmje për "Zona Gol" në "Supersport", foli për filozofinë e klubit të tij dhe për afrimin e lojtarëve shqiptarë. Në fund ai nuk ngurroi të jepte një mendim edhe për kampionati­n shqiptar. "Drejtori sportiv është një profesion që të jep shumë, por të merr edhe shumë. Kam arritur një ekseperien­cë të madhe, por jeta është e tillë që dua të mësoj diçka të re çdo ditë. Unë kam disa parametra që janë shumë të rëndësishë­m, për nivelet e larta. Lojtarët që përzgjidhe­n, duhet të interpreto­jnë disa pozicione dhe role. Për sa i përket skuadrës, skuadra duhet të ketë një filozofi fituese, por nuk është e lehtë, sepse edhe mënyra e interpreti­mit që kemi ne si skuadër, është se shënojmë shumë, por edhe pësojmë shumë. Lacio është e vetmja skuadër që luan me tre mbrojtës tipik dhe me 2 anësorë shumë ofensivë. Me karakteris­tikat e lojtarëve që kemi, kur rikuperojm­ë topin, dalim shumë shpejt në kundërsulm. Raporti im me Lacion është shumë i thellë, sepse kam shumë vite, si futbollist dhe drejtues. Edhe vetë, ia bëj vetes këtë lloj pyetje. Kam pasur shumë oferta nga kampionate të rëndësishë­m, por nuk e kam menduar ta bëj këtë hap në karrierë, por në të nesërmen, pse jo. Ka pasur oferta nga klube angleze dhe gjermane, jo vetëm italiane", - deklaroi Tare. I pyetur nëse do t'i pëlqente të drejtonte një klub ku nuk mungojnë milionat apo në një që nuk shpenzon shumë, ai shtoi: "Kam provuar variantin e dytë. Nuk di të them kush është më e mira. Lotito është numri 1 në Itali për menaxhimin e një klubi. Çdo problem e kemi kaluar bashkë. Kemi shlyer të gjitha borxhet, kemi mbajtur skuadrën në nivel kompetitiv,

duke rritur cilësinë e klubi. Merita është e tij". I pyetur sa vlen Thomas Strakosha, ai tha: "Nëse Alison u shit 80 milion euro, Strakosha vjen 81 milionë euro". Ndërsa për Hysajn bëri këtë koment: "Doja të shikoja atë lojë që shfaq te Napoli me Kombëtaren".

KAMPIONATI - "Superligën e ndjek me shumë vëmendjen. Jam kritik, pasi janë bërë hapa përpara për infrastruk­turën, por ka mbetur i njëjti mentalitet i viteve të shkuara. Nuk e shoh më, pasi nga janari e më pas vendoset nëpër tavolina. Dhe kjo nuk më ka pëlqyer asnjëherë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania