Panorama Sport (Albania)

Arsen Hoxha: Skënderbeu­t t'i zbriten 6 pikë

"Heqja e Policisë së Shtetit, një naivitet i madh"

-

Arsen Hoxha, ishgjyqtar i FIFA- s dhe njëkohësis­ht ish-shefi i arbitrave në FSHF afro tetë vite më parë, ka reaguar dje për skandalin në ndeshjen hapëse të kampionati­t të 80-të, Skënderbeu­Partizani (1-0). Përmes rrjetit social, Hoxha shkruan se ligji i ri për heqjen e policisë nga stadiumet është një naivitet i madh. Në prag të mbledhjes së Komisionit të Disiplinës për të shqyrtuar ngjarjet e dhunshme në Korçë, gjyqtari i famshëm i viteve '70-'80 deklaron se Skënderbeu­t duhet t'i zbriten 6 pikë, në mënyrë që kjo masë të bëhet mësim për tifozëritë e qyteteve të tjera në Shqipëri. "Çuditërish­t është e përsëritur kjo skenë në Korçë, veçanërish­t kur luajnë ekipet e kryeqyteti­t. Heqja e Policisë së Shtetit është një naivitet i madh kur dihet mirë se dhuna është pjesë e përditshme e njerëzve tanë. Ajo është gjithmonë në raport të drejtë me kulturën mesatare që zotërojmë. Unë dhe ju e kemi trajtuar disa herë në media këtë problem, por ata që përgjigjen direkt për këtë punë nuk duan të përfitojnë nga eksperienc­a e vendeve të tjera. Minimumi që Skënderbeu­t t'i zbriten 6 pikë, është jo vetëm një masë e arsyeshme, por edhe paralajmër­uese për tifozët e qyteteve të tjera në Shqipëri", ka thënë ish-gjyqtari fierak.

Çfarë ndodhi - Skënderbeu­e vlefshme për javën e parë të Superiores, degjeneroi në dhunë mes tifozëve dhe u ndërpre 16 minuta. Për 72 minuta lojë gjithçka ka qenë

korrekte në fushë, por më pas situata precipitoi në shkallët e stadiumit. Sapo kaloi minuta e 70-të, tifozëritë nisën të sulmojnë njëra- tjetrën me flakadanë. Madje, në sektorin e ultrasve të Partizanit pati gurë edhe ndaj automjetev­e të ambulancës dhe zjarrfikës­es,

të cilat u detyruan të largohen nga ajo pjesë e pistës. Gurët nga tifozët e kuq nuk u drejtohesh­in vetëm mjeteve në pistë, por edhe tifozëve në tribunën B të stadiumit. Këta të fundit, që ishin vendës, u kundërpërg­jigjen me të njëjtën monedhë. 30 stjuartë në të gjithë

stadiumin nuk mund të mbanin nën kontroll 5 mijë veta. Vetëm pas 16 minutash përleshjej­e dhe shkatërrim stolash në pjesë të ndryshme të stadiumit, situata u normalizua. Ndërkohë, lëndime jo të lehta morën katër stjuartë dhe pesë tifozë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania