Panorama Sport (Albania)

Mbledhje te Tirana, Ze Maria e ka me lojtarët

Braziliani analizon humbjen, por nuk merr përsipër të ketë gabuar në sfidën ndaj Kamzës

- OLSI AVDIAJ

Ka qenë një e diel ndryshe ajo e djeshmja te Tirana. Humbja me Kamzën ka turbulluar jo pak qetësinë e ekipit. Braziliani i Tiranës, Ze Maria, menjëherë pas tronditjes me Kamzën ka zhvilluar një analizë të gjatë me ekipin, pak para nisjes së stërvitjes së djeshme. Në fillim trajneri ka mbajtur një fjalim të gjatë para skuadrës...

Ka qenë një e diel ndryshe ajo e djeshmja te Tirana. Humbja me Kamzën ka turbulluar jo pak qetësinë e ekipit. Braziliani i Tiranës, +e Maria, menjëherë pas tronditjes me Kamzën ka zhvilluar një analizë të gjatë me ekipin, pak para nisjes së stërvitjes së djeshme.

Motivimi - Në fillim trajneri ka mbajtur një fjalim të gjatë para skuadrës. Ai ka folur me fjalë të mëdha dhe citate motivuese të emrave të mëdhenj inspirues. Fjalët e trajnerit kanë qenë për një qëllim. Të motivojë sa më shumë ekipin, i cili dukshëm është në një krizë psikologji­ke besimi, pasi është i ri dhe i sapoformua­r. Trajneri ka folur gjatë dhe ka kërkuar nga ekipi që të ngrejë kokë dhe të reagojë në sfidën me Teutën. Sipas tij, nuk falet më, që futbollist­ët të gabojnë edhe në sfidën e dytë të kampionati­t, pasi në të kundërt situata te bardheblut­ë bëhet serioze.

KËRKOHET FAJTORI - Pas fjalëve të mëdha dhe motivacion­eve, të cilat i ka lëshuar me shumicë, në mbledhjen e djeshme trajneri +e Maria ka nisur analizën e ndeshjes së humbur me Kamzën, e cila sipas tij mbetet e paimagjinu­eshme dhe e papranuesh­me. J shtë analizuar në detaj ndeshja dhe në fund është dalë në konkluzion. Faji është i një futbollist­i, i cili ka gabuar në momentin e golit dhe i fatit për rastin e shtyllës. Vetë trajneri ka lënë të nënkuptohe­t se nuk ka asnjë përgjegjës­i, por në fakt shumë faje mund të jenë të tij. Çfarë përgjegjës­ie ka braziliani në 11-shen që kishte hedhur

në fushën e lojës, e cila rrezikonte vetëm me goditje standarde? Po faktin përse skuadra nuk është e çliruar dhe e gjitha e përgatitur jo njëlloj dhe jo gati për ndeshjen e parë të kampionati­t? ]ustifikime­t janë vetëm për të kaluar radhën, pasi Tiranës i duhen fitore e pikë për të marrë zemër në një moment delikat, siç është fillimi i sezonit.

NDRYSHIMI - Trajneri Hoze Marselo Ferreira ka bërë me dije se nuk toleron më asnjë barazim, në dy javët e mbetura deri në ndaljen e kampionati­t. Ai u ka bërë të qartë futbollist­ëve se në takimin me Teutën duhen vetëm tri pikët dhe asgjë tjetër. Për të nuk ka rëndësi loja. Trajneri është shprehur se ka kaluar vetëm një javë kampionat, i cili është shumë i gjatë. Tirana do të luajë edhe 35 javë të tjera dhe në fund do të shihet puna dhe rezultatet te bardheblut­ë.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- portieri i Tiranës, Princ Çali, ka gjetur sistemim të ri pas largimit nga bardheblut­ë. Ai ka firmosur me ekipin grek, Enosi Panaspropy­rgiakou. Portieri kështu nga ky sezon do të luajë në Kategorinë e Tretë greke.
Ish- portieri i Tiranës, Princ Çali, ka gjetur sistemim të ri pas largimit nga bardheblut­ë. Ai ka firmosur me ekipin grek, Enosi Panaspropy­rgiakou. Portieri kështu nga ky sezon do të luajë në Kategorinë e Tretë greke.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania