Panorama Sport (Albania)

Kukësi nuk duron, shpërthen ndaj arbitrit Enea Jorgji

Verilindor­ët hedhin poshtë "bamirësin e titullit" të 2017-ës

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi kthen në armik të popullit gjyqtarin Enea Jorgji. Me anë të një deklarate për shtyp, të publikuar dje nga faqja e "Facebook"-ut të Kukësit, arbitri i FIFA-s, për gjykimin e djeshëm etiketohet jo profesioni­st. "Arbitri i ndeshjes së sotme (djeshme), Enea Jorgji, tregoi edhe një herë jo profesiona­lizëm, duke favorizuar në mënyrë të hapur ekipin e Laçit, ashtu siç ka vepruar shumë herë të tjera. Shumë qartë, ai nuk dha disa herë goditje dhe faulle për ne, siç ishte dhe rasti i ndërhyrjes së parregullt të Uilliam Kordeiros. Ne do të analizojmë me detaje këtë ndeshje për të nxjerrë dhe përgjegjës­itë tona si staf dhe ekip, si dhe do të dërgojmë në Komisionin e Arbitrimit ankimin për këtë arbitër në mënyrë që të mos jetë më gjyqtar në asnjë ndeshje që do të luajë Kukësi", mbyllet deklarata e klubit kuksian. Kuksianët, nga ana e tyre, edhe pse e akuzojnë gjyqtarin më të mirë shqiptar, harrojnë dhuratën dy sezone më parë në sfidën me Skënderbeu­n. Edhe në shkurt të 2018-ës, pas sfidës së fazës së tretë të luajtur në "Zeqir Fmeri" kundër Kamzës, Kukësi e shpalli "non grata" Enea Jorgjin, si përgjegjës kryesor për humbjen 0-1. Kujtojmë që Jorgji ishte "bamirësi" i ndeshjes me Skënderbeu­n dhe i titullit të 201;-ës. Kukësi, i drejtuar këtë sezon nga trajneri Ernest Gjoka, arriti të thyejë 2-0 Skënderbeu­n. Korçarët u ndëshkuan me dy kartonë të kuq, me Jorgjin protagonis­t që nuk jep një 11metërsh për Skënderbeu­n. Hamdi Salihi i merr kartonin e kuq, ia gris dhe braktis lojën, por më pas kthehet në fushë, duke shënuar një nga ndeshjet më të errëta të gjyqtarit elbasanas, i cili haptazi, atë takim e mbajti në favor të kuksianëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania