Panorama Sport (Albania)

Mërgjyshi: Lojtarët stërviten si ushtarë, ja ku pres përforcime

-

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, u shpreh tepër i kënaqur për barazimin e marrë në ndeshjen e parë të kampionati­t ndaj Kukësit. Në prononcimi­n për "SuperSport" pas ndeshjes, ai nuk e fshehu nevojën për përforcime në repartin e mbrojtjes dhe atë të sulmit. Mërgjyshi tregoi se skuadra e tij ka nevojë për besim dhe mbështetje, pasi është e ndërtuar me lojtarë të rinj.

A mund ta quajmë debutim pozitiv për ju nisjen e kampionati­t?

Mund ta quajmë një nisje pozitive. Ishte i rëndësishë­m jo vetëm për pikën, por edhe për moralin. Kukësi është një skuadër shumë e kompletuar dhe shumë me eksperienc­ë, si dhe ka 2 formacione të gatshme. Duhet ta nisnim mbarë këtë kampionat. Isha i bindur që do të shfaqnim lojën tonë. U trembëm në fillimin e pjesës së dytë. Besuam deri në fund. Goli nuk ishte rastësi. Janë djem të rinj dhe kjo pikë ishte e vlefshme për moralin.

Keni shumë lojtarë të rinj, mes tyre edhe Uzunin që e keni promovuar tek Apolonia...

Uzuni, në sajë të punës dhe talentit, është rritur shumë. Unë e kam parë tek Apolonia. Ai u transformu­a këtu në Laç. Laçi është skuadra e duhur për të zhvilluar talentet. Si Uzuni është

dhe Xhixha, Smaçi, etj. Djemtë stërviten të gjithë si ushtarë. Jemi skuadër me moshën më të re në Superiore. Kemi vetëm Shtubinën, Gjonin dhe Sefgjinin me eksperienc­ë, duhen edhe lojtarë që e njohin kampionati­n.

Ju vjen keq për mënyrën si e pësuat golin?

Është për të ardhur keq për situatën që ndodhi në futboll. Nuk gjetën koordinimi­n e duhur lojtarët. Nuk e meritonim. Ai gol na goditi psikologji­kisht.

Cili është reparti ku ju keni kërkuar përforcime?

Drejtuesit po punojnë në këtë drejtim. Unë kam kërkuar një lojtar me eksperienc­ë në qendër të mbrojtës. Kiliani nuk është akoma gati. Tani po luajmë me Fangaj, i cili është lojtar krahu. Na duhet edhe një sulmues, pasi Xhixha është 19 vjeç dhe kampionati është i gjatë. Nuk e di situatën e Uzunit, i cili mund të largohet. Edhe nga krahu i djathtë kemi një djalë të ri, i cili ka luajtur me 19-vjeçarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania