Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Pres më shumë nga ekipi, mund ta pësonim

-

Bledi Shkëmbi debutoi si trajner në Kategorinë Superiore. Në prononcimi­n pas ndeshjes për "SuperSport", tekniku i Teutës u shpreh i kënaqur për atë që skuadra e tij prodhoi, por mungoi saktësia para portës. Korçari tregoi se ka besim të plotë te sulmuesit dhe në javët e ardhshme ata do të çlirohen.

Kishit dëshirë ta fillonit me fitore, por u rrezikuat gjithashtu...

E nisëm mirë, pastaj pas mesit të pjesës së parë filluam të çedonim. Nuk po bënim presingun që donim. Ekipi kundërshta­r mund të na godiste, por edhe ne mund të shënonim. Për mënyrën se si luajtëm futboll, kemi shumë për të bërë.

A do të kishit një dëshirë të fundit për një sulmues? Patjetër, në qoftë se do të ishte ndonjë sulmues që do t'i shënonte rastet, do ta merrnim në ekip. Raste humbin edhe sulmuesit më të mirë në botë, ndaj unë kam besim te lojtarët dhe te sulmuesit. Besoj që nga dita në ditë do të përmirësoh­en.

A kishit frikë pas minutës së 25- të që mund të mundeshit?

Në disa momente më shkoi mendja që futbolli kështu është. Për fat të mirë nuk e pësuam. E dija që do të vuanim në pjesën e dytë. Disa gabime në mbrojtje erdhën nga gjendja fizike. Në qoftë se shënonte kundërshta­ri do të ishte përgjegjës­ia ime. Në total, jam i kënaqur me ekipin. Futbolli është edhe me fat, ose të ul poshtë, ose të ngre lart.

Skuadra fillon shumë mirë ndeshjen, por në momente të caktuara lojtarët duhet të zgjidhin kohën ku mund ta kërkojnë topin. Dyshja e qendrës së mbrojtës la shumë hapësira…

E thashë që gjendja fizike e Osmanit dhe Bicit na sollën probleme në vendosje. Ekipi nuk ishte në ekuilibër, ashtu siç duhet. Disa lojtarë nuk arritën të mendonin më shpejt kur kishin topin. Kjo është edhe pak nga dëshira e madhe për ta fituar ndeshjen edhe pse ne u munduam të ishim të qetë. Kjo ishte ndeshja e parë, e gati 10 lojtarëve të bërë bashkë. Në përgjithës­i jam i kënaqur. Në qoftë se do të ishte java e 6-të apo 7-të nuk do të ishte ndeshje e mirë.

Mungesa e saktësisë në goditje, vjen si pasojë e karakteris­tikave të futbollist­ëve?

Në momentin që mbaroi ndeshja, kam edhe unë përgjegjës­i. Nuk kemi krijuar sa duhet përpara portës për të shënuar gola, që duken të thjeshtë. Unë besoj shumë te pjesa sulmuese. Janë të gjithë të mirë dhe jam i bindur që kur të vijnë në momentin e duhur fizik, do të shënojnë dhe do na ngjisin lart.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania