Panorama Sport (Albania)

Ilir Daja: Barazim i drejtë, kishim probleme në çdo krah

Trajneri i Flamurtari­t: Nuk prodhuam lojë, Kale do na bënte punë

-

Trajneri i Flamurtari­t, Ilir Daja, pas barazimit me Teutën, në intervistë­n për "SuperSport" deklaroi se rezultati ishte i drejtë. Sipas tij, lojtarët janë ende të ngarkuar dhe iu duhet pak kohë që të marrin minutat e duhura në këmbë. A ishte një rezultat i drejtë? Të dyja ekipet kishin probleme, por unë përgjigjem për Flamurtari­n. Futbollist­ët janë me muskuj të ngarkuar dhe mungesa e ndeshjeve na bëri të mos kemi ritmin e duhur. Kemi shumë për të përmirësua­r dhe mund të prodhojmë cilësi tjetër në të ardhmen. Rrezikohes­him sot ( dje) nga topat e gjatë, gjë që është më e lehta në veprimet e mbrojtjes. Jo vetëm 4- shja e mbrojtjes pati ngarkesë, pasi edhe topi humbej shpejt. Mendoj se ishte rezultat i drejtë barazimi, por nuk u prodhua lojë. E komentuat shumë lojën... Unë kam vetëm një muaj e gjysmë dhe kemi nevojë për të kodifikuar mesazhet nga stoli. Prandaj, në seancat e teorisë kemi vetëm një leksion për komunikimi­n. Sot (dje) kishim probleme nga të gjitha krahët. Është ndeshja e parë në transfertë dhe na mbetet t'i kënaqemi kësaj pike. Kemi shumë të rinj, por edhe ata që kanë qenë ishin mësuar me mënyrë tjetër loje. Megjithatë, nuk jam nga ata që justifikoh­em me kohën e pakët.

Mbrojtja nuk po orientohej, por edhe në sulm skuadra nuk del lirshëm…

Për t'i përmbledhu­r me një fjalë, nuk kishim kohë për të mbyllur hapësirat mbrapa dhe po e njëjta gjë ndodhte edhe me sulmin, ndaj edhe kërkonim thellësi kur ishim me një sulmues përpara.

A i keni lojtarët e duhur që të luani njësoj si në ekipet e mëparshme. Do të vijë Alla nga Kukësi?

Nuk mund të flas për Albi Allën, pasi nuk është ende pjesë e jona. Ndërsa, Kale që është stërvitur me ne, do na bënte shumë punë, pasi si pikë pasimi në anësore është një lojtar efikas. Torasa, bashkë me Kalenë nuk kanë kondicioni­n fizik aq të mirë. Ai nuk kishte aq freski. Nëse Kale do bëhet pjesë e Flamurtari­t, do të jetë një forcë e shtuar në sulm, por më shqetëson fakti që lojtarët me eksperienc­ë duhet të kishin një personalit­et tjetër për të ndihmuar lojtarët e rinj. Kishim një 17-vjeçar që doja ta hidhja në fushë, por më shqetësoni­n goditjet standarde. Nuk duhet t'ia lëmë iniciativë­n kundërshta­rit. Na duhen lojtarë të tjerë, por nëse nuk vijnë, do përmirësoh­emi me këto që kemi. Duke filluar nga nesër (sot) nuk do të ketë pushim, pasi kemi shumë punë për të bërë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania