Panorama Sport (Albania)

E bujshme, Ekuban drejt Vlorës

Administra­tori i kuqezinjve: I kemi bërë ofertën ganezit, tani shpresoj të firmosim

- JETON REXHMATI

Kaleb Ekuban mund të firmosë për Fla murtarin, duke ardhur në Vlorë në formë huazimi nga Lids Junajtid. Lajmin e bujshëm të paralajmër­uar nga "Panorama Sport" që më 10 gusht, e ka konfirmuar dje pas ndeshjes në Durrës vetë administra­tori i kuqezinjve, Sinan Idrizi. Në një bisedë ekskluzive për gazetën, ai theksoi se ish-sulmuesi i Partizanit ka marrë një ofertë zyrtare nga klubi dhe gjithçka tashmë mbetet në dorë të tij. Lidsi është gati ta huazojë ganezin, por duke i paguar vetëm gjysmën e kontratës, ndërsa pjesën e mbetur duhet ta japë Flamurtari. Mësohet se bëhet fjalë për 180 mijë në vit, një shumë që vlonjatët kanë dalë garant për t'ia dhënë lojtarit. Për të bindur futbollist­in mësohet se Idrizi ka dërguar në Londër menaxherin shqiptar që e solli lojtarin dy vite më parë në Shqipëri, pikërisht Elton Marinin. Ky i fundit po negocion me futbollist­in dhe përfaqësue­sit e Lidsit.

KONFIRMIMI

"Të jem i sinqertë, u kemi bërë ofertë tre futbollist­ëve shumë cilësorë dhe një prej tyre është Kaleb Ekuban. Mirëpo, në këtë periudhë nuk kemi dashur të bëjmë zhurmë. I kemi dërguar haber lojtarit përmes agjentit të

tij dhe presim një përgjigje përfundimt­are. Ekuban duhet të vijë në Vlorë që të shohë konkretish­t ofertën tonë. Shpresojmë që të jetë pjesë e skuadrës, por pa pasur diçka konkrete nuk mund të them më shumë. Kjo është e

gjitha", deklaroi dje Idrizi për "Panorama Sport" nga stadiumi "Niko Dovana", teksa ndoqi 90 minutat e Flamurtari-Teuta në krah të Hasanbelli­ut.

NDESHJA

Kreu i klubit vlonjat bëri një koment edhe për ndeshjen e parë të kampionati­t. "Jam i kënaqur me ndeshjen kundër Teutës. Fusha e Durrësit është ndër më të mirat, që të lejon të luash futboll. Sot ( dje) pashë një skuadër, e cila e kërkoi golin, ashtu siç bëri në fakt edhe Teuta. Megjithatë, ekipi ynë do pak kohë të kolaudohet, por të jem i sinqertë kam pritshmëri të mëdha nga kjo skuadër. Djemtë treguan se kanë dëshirë dhe grintë për të fituar", theksoi Idrizi.

MUZAKA

I pyetur nëse e shikon Flamurtari­n favorit për titullin kampion, administra­tori iu referua edhe një deklarate të Gjergji Muzakës, i cili kopjoi Linekerin. "Kur u riktheva në Shqipëri, Muzaka luante për Flamurtari­n, ndërsa tani thotë se janë 10 ekipe dhe në fund kampion del Skënderbeu. Mirëpo, i them Gjergjit se nuk është më ai Skënderbe. Niveli i kampionati­t pas largimit të shumë lojtarëve ka rënë ndjeshëm. Kam besim tek ekipi im, edhe pse të gjitha skuadrat kanë thuajse një nivel", është shprehur numri një i Flamurtari­t, i cili pret që ky të jetë sezoni i duhur për një skuadër që pretendon titullin. Në kampionati­n e kaluar kuqezinjtë ishin të dytët deri në fazën e tretë, ndërsa më pas rrezikuan deri në fund, duke qenë në zonën e rënies.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Durrës
Çast nga ndeshja e djeshme në Durrës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania