Panorama Sport (Albania)

Mungesa e sigurisë, u hapën vetëm dy tribuna

-

Një ndeshje ish-ësh, por mbi të gjitha debutuesis­h, duke filluar nga stoli me trajnerët Bledi Shkëmbi dhe Ilir Daja, si dhe deri në fushë me lojtarë që luanin për herë të parë në Kategorinë Superiore. Tribunat A dhe B të stadiumit "Niko Dovana" u mbushën plot, ndërsa pamja përballë ishte e shëmtuar. Klubi durrsak, i ndikuar edhe nga ligji i ri për sportin, teksa policia qëndron jashtë impiantit, nuk i hapi sektorët e tjerë të stadiumit, përveç tribunës qendrore. "Panorama Sport" sjell të gjitha pikantet e sfidës së djeshme.

* Ndeshja filloi me 4 minuta vonesë, me skuadrat që mbërritën në stadium jo në kohën e duhur.

* Topin e parë nga qendra e shkelmoi në mënyrë simbolike ish-mesfushori i Teutës, Oerd Kote, i cili ka luajtur deri një dekadë më parë. * Probleme me foninë e stadiumit. Pas fillimit të takimit, kënga e programuar për t'u dëgjuar në nxehmje, nisi teksa po luhej.

* Në stadium ra në sy pjesëmarrj­a e shumë femrave, si dhe e fëmijëve që shoqërohen nga prindërit.

* Klubi durrsak i kishte marrë të gjitha masat për një organizim model, teksa ka kontraktua­r një shoqëri private sigurie. Stjuartët ishin të shpërndarë në dy tribunat dhe ndeshja nuk pati asnjë problem.

* Unikale për historinë e Teutës. Dje durrsakët e nisën lojën me katër afrikanë nga minuta e parë: Sidibe, Kamara, Traore dhe Latif.

* Arbër Beqaj, ish-lojtar i Teutës në pjesën e parë të sezonit të kaluar, u shfaq dje me numrin 10, duke zëvendësua­r Torasën në minutën e fundit. * Trajneri i Tiranës, Ze Maria, ishte dje i pranishëm në stadiumin e Durrësit, duke ndjekur Teutën, që është kundërshta­ri i radhës.

* Në minutën e 48-të pati një përplasje mes lojtarëve, teksa Useini dhe Batha kishin diçka për të sqaruar me Kamara. Kjo ka shkaktuar irritimin e tifozëve vendës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania