Panorama Sport (Albania)

Malota drejt rikthimit, Vllaznia bllokon Orelesin

Klubi nuk ka paguar sigurimet shoqërore për nigerianin

- ADMIR URUÇI

Projektohe­t rikthimi i Renato Malotës. Lezhjani mund të bëhet sërish pjesë e Vllaznisë edhe për një tjetër sezon. Qendërmbro­jtësi që iu bashkua ekipit në fillimin e vitit 2018-të pritet që të kthehet sërish në Shkodër. Një lloj paralajmër­imi e dha edhe vetë Hasan Lika në intervistë­n e pak ditëve më parë për "Panorama Sport", ku deklaroi se mund të ketë edhe rikthime nga lojtarët e sezonit të fundit. Në fakt, trajneri nuk përmendi emra, por burime të gazetës zbulojnë se bëhet fjalë pikërisht për 29-vjeçarin. Vllaznia është në kërkim të lojtarëve në mbrojte dhe sulm, ndaj ka filluar negociatat për të afruar të duhurit. Një rikthim i Renato Malotës, eksperienc­a e të cilit njihet, do të ishte një plus për stafin teknik, i cili ka mangësi kryesisht në qendër të defensivës. Gjithsesi, asgjë nuk është konkrete, por derisa edhe vetë lojtari është ende i lirë, shton shanset për një lëvizje të tillë. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e lezhjanit, i cili luajti plot 16 ndeshje vjet me fanellën e ku-

qebluve dhe shënoi 3 gola. ORELESI

Vllaznia mban "peng" Nuredin Orelesin. Nigeriani është zyrtarisht i larguar nga ekipi, e megjithatë vetëm leja e kalimit nuk i ka mjaftuar që të fitojë përfundimi­sht lirinë. Ai ka arritur akordin me Kamzën,

por nuk po vjen dot në Shqipëri. Motivi: s'ka marrë lejen e punës. Dhe në këtë rast, pengesë është bërë pikërisht klubi shkodran, i cili nuk i ka paguar sigurimet shoqërore për plot 4 muaj. Duke qenë se nuk janë shlyer këto detyrime, ai nuk po fiton dot të drejtën e lejes së punës dhe rrjedhimis­ht s'po vjen dot as në vendin tonë që t'u bashkohet kamzalinjv­e të drejtuar nga Bledar Devolli. Duke qenë se është edhe ekstrakomu­nitar, pa paguar sigurimet, nuk mund të luajë dot në Shqipëri. Tashmë "topi" ka kaluar në anën e Vllaznisë, e cila ka bllokuar me pa të drejtë të ardhmen e nigerianit. Klubi duhet të bëjë pagesën për të liruar 29-vjeçarin. Orelesi iu bashkua shkodranëv­e në sezonin e shkuar dhe ishte një nga lojtarët më të spikatur, duke u aktivizuar në plot 30 ndeshje.

 ??  ?? Renato Malota
Renato Malota
 ??  ?? Nuredin Orelesi
Nuredin Orelesi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania