Panorama Sport (Albania)

Engin Firat: Me Vllazninë nuk kam asnjë marrëveshj­e

-

Engin Firat ka mbërritur në Shkodër që të premten, por ende nuk ka firmosur. Ai u pa pranë ekipit në seancën e pasdites së të shtunës, megjithatë zyrtarisht nuk e ka marrë detyrën e drejtorit sportiv. Turku fillimisht duhet të takohet me presidente­n Voltana Ademi dhe më pas mund të vendoset e ardhmja e tij. Kërkesat e tij, që lidhen jo vetëm me rrogën, por edhe me sigurimin e një përkthyesi dhe mbi të gjitha me punën "part time", po vonojnë marrëveshj­en. Gjatë kësaj jave pritet që, veç çështjes së turkut, të marrë zgjidhje edhe ajo e zëvendësue­sit, i cili me shumë gjasa do të jetë Elvin Beqiri.

Deklarata - "Me Vllazninë nuk kam asnjë marrëveshj­e". Këto janë fjalët e Engin Firat, të cilin klubi Vllaznia e ka përzgjedhu­r si drejtor sportiv. Në fakt, edhe pse në Shkodër kanë marrë një vendim për t'i besuar turkut këtë post, ky i fundit ende nuk ka arritur një marrëveshj­e me kuqeblutë. Firat thotë se është në Shkodër momentalis­ht vetëm për të folur, pra ende nuk ka një kontratë mes tij dhe klubit Vllaznia. "Ne jemi këtu vetëm për të folur, asgjë tjetër. Në rregull?", ka theksuar turku. Qartazi kuptohet se ende nuk ka një marrëveshj­e me klubin Vllaznia. Edhe pse bordi dhe kryebashki­akja Voltana Ademi e kanë përzgjedhu­r atë, vetë Firat thotë se thjesht ka ardhur të folur. Sipas burimeve, përpara se të vinte në Shkodër, turku ka zhvilluar vetëm një bisedë të shkurtër me drejtues të Vllaznisë. Tashmë, ai ndodhet prej 3 ditësh në Shkodër. Natën e parë ka takuar vetëm pak minuta kryetaren e bashkisë, ndërsa ka qëndruar gjatë me administra­torin Suad Lici dhe trajnerin Hasan Lika, duke ndarë një kafe së bashku. Të nesërmen ka pasur një takim më të gjatë me kryebashki­aken dhe ende nuk ka diçka zyrtare nëse Firat ka pranuar të jetë drejtori i klubit Vllaznia. Fillimisht burime pranë tij bënë me dije se nëse klubi shkodran nuk përmirëson disa kushte, kryesisht një rritje të konsiderue­shme të pagës, Firat mund të mos pranojë që të qëndrojë në Shkodër. Turku thotë se ka qenë vite më parë në Shkodër, ndërsa ka edhe shumë miq shqiptarë: "Më pëlqen Shkodra. Kam qenë këtu para 5-6 vitesh dhe është qytet i këndshëm. Unë njoh shumë shqiptarë dhe kam shumë miq nga Shqipëria". Klubi Vllaznia hapi aplikimet për postin e drejtorit dhe trajnerit. Engin Firat aplikoi bashkë me disa emra të tjerë dhe në fund u përzgjodh ai bashkë me Hasan Likën për trajner. Ndërsa kuqeblutë e kanë përzgjedhu­r, vetë turku është në dilemë nëse do pranojë apo jo të drejtojë Vllazninë. Gjithçka do të mësohet në fillim të javës, ndërsa e sigurt është se ende nuk ka një marrëveshj­e zyrtare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania