Panorama Sport (Albania)

Vjen sot trajneri i ri, me 3 afrime mbyllet merkato

-

Më në fund ka lajme të mira nga Bylisi. Pritet që sot të mbërrijë në Ballsh trajneri i ri që do të drejtojë skuadrën në vijim. Ballshiotë­t nga sa bëhet e ditur janë duke konkretizu­ar bisedimet me një ballkanas, emri i të cilit mbahet "mister". Megjithatë, mësohet vetëm se ai ka drejtuar edhe në Serbi, Kroaci e Greqi, por edhe në Bosnjë. Trajneri i ri pritet që menjëherë të nisë nga puna, të zhvillojë një fazë përgatitor­e me skuadrën dhe të jetë gati për ta ngjitur në elitë.

Merkato - Klubi ka afruar disa lojtarë cilësorë, ndërsa nuk kanë hequr dorë edhe nga të rinjtë e talentuar. Nga sa bëhet e ditur, presidenca ka menduar që të bëjë edhe 3 goditje, madje nuk është çudi që ata të vijnë nga elita. Vetëm pas këtyre tri përforcime­ve, të cilat priten në portë, mbrojte e sulm, ekipi do të mbyllë merkaton. Bylisi javën e shkuar ka zhvilluar disa miqësore. Te ballshiotë­t kanë qenë në provë disa futbollist­ë, të cilët u testuan nga stafi. Nga sa mësohet, nuk do të jenë më këtë javë në stërvitje futbollist­ët Jazaj, Puci, Hina e Spahi. Të katër lojtarët pas miqësores me Elbasanin janë larguar nga Ballshi. Ndërkohë, në skuadrën vijojnë provën 2- 3 lojtarë të talentuar. Ballshiotë­t brenda kësaj jave do të kompletohe­n dhe do të jenë gati për sezonin e ri futbollist­ik, ku Bylisi bën pjesë në Grupin B, aty

ku rivaliteti është maksimal me thuajse të gjitha ekipet që kanë qenë pjesë e Superiores, me përjashtim të Turbinës. Skuadra do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore javën e ardhshme me skuadra të së Parës. Erion Saliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania