Panorama Sport (Albania)

Elbasani përgatit spastrimet, huazimet shpresa e fundit

Shumë lojtarë nuk bindin, "sytë" nga Superiorja

-

Elbasani ka mbyllur javën e tretë të përgatitje­ve të këtij pragsezoni ku do të militojë në Kategorinë e Parë, me shpresën për t'u ngjitur në Superiore. Si pjesë e Grupit B, atij që cilësohet si i "hekurt", me shumë ekipe tradite dhe pretendent­e për elitën, elbasanasi­t kanë shumë punë përpara për të kolauduar skuadrën dhe hyrë në rangun e skuadrave që do të synojnë elitën. Kur kanë më pak se një muaj, verdheblut­ë ende nuk kanë treguar shenja të një skuadre elite, të paktën me grupin aktual të lojtarëve dhe me merkaton e bërë deri më tani, ku ka lënë për të dëshiruar. Spastrimet- Aktualisht, me ekipin janë duke u stërvitur rreth 30 futbollist­ë dhe një pjesë e mirë e tyre po përgatiten për të bërë "valixhet", pasi nuk kanë kualitetin që kërkon një klub si Elbasani. Ndaj, pritet që brenda kësaj jave të ketë spastrime të lojtarëve që vijnë dhe provohen, ku do të qëndrojnë vetëm pjesa që shihen si të nevojshëm për klubin. Në fakt, pritej që kjo gjë të bëhej që javën e kaluar, por klubi u dha mundësinë që të qëndrojnë edhe një javë, duke shpresuar që ndonjë prej tyre të rezultonte i vlefshëm dhe të afrohej zyrtarisht në klub. Me t'u bërë spastrimet, pritet që të afrohen lojtarë të afirmuar, sepse në klub nuk kanë më kohë për të provuar futbollist­ë, duke qenë se kampionati po "troket" dhe ekipi duhet të jetë i gatshëm për të nisur garën. Janë premtuar emra të rëndësishë­m në merkato, si me formulën e huazimeve, ashtu edhe me anë të afrimeve, por deri më tani gjithçka ka mbetur në kuadrin e fjalëve. Derbi- Të dielën Elbasani luajti një derbi miqësor me Shkumbinin e rënë në Kategorinë e Dytë dhe u mundën në shifrat 3 me 2. Ka qenë një lojë përtej pritshmëri­ve, sepse verdheblut­ë u vunë shumë në vështirësi nga bardhekalt­rit e Peqinit. Fillimisht, në pjesën e parë Shkumbini shënoi me Mustafajn dhe më pas shifrat u dyfishuan nga Lluca. Për elbasanasi­t ngushtoi shifrat Dalipi, ndërsa në fundin e pjesës së parë Isaji shënoi të tretin me penallti për vendësit. Në fraksionin e dytë të lojës, verdheblut­ë e rritën disi ritmin pas aktivizimi­t të titullarëv­e, por gjithsesi vetëm sa ngushtuan diferencat me anë të Jurgen Lleshit me penallti. Ky test u mbyll me fitoren e peqinasve, duke ulur me këmbë në tokë elbasanasi­t dhe lojtarët që kanë ardhur të provohen në këtë klub. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania