Panorama Sport (Albania)

Lushnja, 52 milionë për një muaj

Buxheti për 2018-ën pritet afro 547 milionë lekë, zbulohen detyrimet e verdhejesh­ilëve

- ALBAN ALUSHI

Lushnja është një skuadër që admin istrohet tërësisht nga bashkia dhe klubi verdhejesh­il është nën juridiksio­nin e plotë të njësisë vendore. Bashkia e Lushnjës për vitin 2018 ka parashikua­r të shpenzojë 40 milionë lekë (të rinj) për klubin e futbollit. Megjithatë pritet që fondi do të shtohet, duke përfshirë të ardhurat nga Akademia e Futbollit, biletat e stadiumit, reklama dhe e drejta televizive, donacionet dhe të ardhura të tjera nga vërtetime të ndryshme apo lejet e kalimit. Në kësi kushtesh, për vitin 2018, shpenzimet në total do të kapin vlerën në 54,775,397 lekë (të rinj). Gazeta "Panorama Sport" ka mësuar se vetëm për muajin gusht shpenzimi për klubin e futbollit kap vlerën 5,257,282 lekë (të rinj). Dhe në këtë bilanc, sikundër duket qartë te tabela e plotë e shpenzimev­e për këtë muaj, janë të përfshira: pagat e personelit, sigurimet shoqërore, fondi i veçantë, Këshilli Mbikëqyrës, energjia elektrike, licenca, komisionet bankare, riparimet dhe mirëmbajtj­et, faza përgatitor­e, medikament­et dhe shërbimet mjekësore për sportistët, blerje të ndryshme dhe detyrime të prapambetu­ra.

SITUATA NË EKIP - Lushnjarët kanë përfunduar javën e parë të përgatitje­ve që po zhvillojnë në qytetin e Pogradecit. Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla po stërvitet me dy seanca ditore në fushën e futbollit pranë hotel "Kalaja". Verdhejesh­ilët kanë zhvilluar dhe dy ndeshje miqësore gjatë kësaj jave. Fillimisht kanë barazuar 1-1 me Pogradecin dhe më pas kanë humbur 0-1, në Maliq. Në testin e fundit të luajtur të shtunën e kaluar, kanë luajtur në kushte shumë

të këqija të terrenit. Mbrojtësi Erjon Xhafa dhe Dionis Musaku nuk kanë luajtur për arsye dëmtimi. Xhafa nuk ka rrezikuar, ndërsa Musaku ka udhëtuar drejt Tiranës për të bërë një rezonancë të gjurit. Ka munguar edhe mesfushori Branica që ka udhëtuar drejt Peqinit. Dje, ekipi u la pushim, ndërsa sot do të zbresin në fushë për të nisur javën e dytë dhe të fundit të përgatitje­ve në Pogradec. Sot, verdhejesh­ilët do të njihen edhe me kalendarin e sezonit të ri. Në hedhjen e shortit klubi lushnjar do të përfaqësoh­et me sekretarin e klubit, Edison Koçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania