Panorama Sport (Albania)

Hysenshaha­j: Ky do të jetë viti i Apolonisë

-

Apolonia ka zhvilluar miqësoren e dhjetë në më pak se 40 ditë. Ndeshja me Vorën u fitua, edhe pse në fushë nuk u pa loja që stafi teknik pret. Ajo që bie në sy tek ekipi i Mihos është forma e mirë e lojtarëve që kanë qenë pjesë qysh nga dita e parë e grumbullim­it, ndërsa të tjerët duan edhe pak më tepër kohë për t'u integruar tërësisht brenda skuadrës. Një nga futbollist­ët që ka spikatur më tepër është kapiteni Taulant Hysenshaha­j. Plot përvojë mbi supe dhe me maturinë e tij karakteris­tike, kapiteni ndaj Vorës ka marrë përsipër të bëjë edhe goleadorin, teksa ka shënuar të dy golat e Apolonisë. Kapiteni fierak flet me tone pozitive për gjendjen e skuadrës, duke mos e fshehur besimin se ky mund të jetë sezoni i suksesit të tyre. "Kemi bërë një punë shumë të mirë gjer tani dhe skuadra po arrin gradualish­t në tonusin e duhur. Stafi teknik po bën një punë të kujdesshme për harmonizim­in e grupit, pasi ka pasur jo pak prurje gjatë këtij viti. Në skuadër ka frymë pozitive, po forcohet mentalitet­i fitues dhe duhet veçuar se ka një alternim të mirë mes lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë, duke krijuar siguri në ecurinë dhe perspektiv­ën e ekipit", tha mesfushori. Pas ndarjes së grupeve, fieraku thotë se e presin shortin me qetësi dhe se Apolonia do të luajë gjatë gjithë sezonit me një qëllim të vetëm: ngjitjen në Superligë. "E dimë që do të jetë një kampionat i fortë dhe i luftuar, pasi edhe disa skuadra të tjera do të kenë synime madhore si ne, por jemi të vendosur që të mos heqim dorë nga objektivi ynë. Apolonia do të jetë një ndër ekipet kryesore të grupit për të siguruar ngjitjen", përfundoi Taulant Hysenshaha­j. Këtë të mërkurë do të luhet një tjetër miqësore, këtë herë kundër fqinjëve të Albpetroli­t, që sezonin e kaluar është drejtuar nga tekniku aktual i Apolonisë, Marjol Miho. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania