Panorama Sport (Albania)

Kashami "kërcënon": Në fushë, kush kalon normat

-

Ndriçim Kashami "skanon" Besëlidhje­n. Trajneri ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e ekipit në miqësoren e fundit me Korabin, ndërsa evidenton se skuadra do të jetë më shumë se gati për të nisur sezonin si kampione. Në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport", kavajasi i stolit të lezhjanëve paralajmër­oi që të gjithë lojtarët për formacioni­n. Ai ka vendosur kritere për titullarët dhe "zotohet" që në fushë do të luajnë gjithnjë më të mirët. "Pavarësish­t barazimit në testin e fundit, skuadra u paraqit mirë, duke zhvilluar volum loje dhe duke krijuar raste. Tani jemi në kulmin e përgatitje­ve, ndaj deri në mbyllje të fazës përgatitor­e kemi kohë për ta ngarkuar skuadrën me energjitë e nevojshme nga të gjitha pikëpamjet. Në mbrojtje kisha dy mungesa, Rustemajn e Liçajn. Kjo e dha impaktin e vet negativ, gjithsesi me këtë trend besoj se do të ndërtohet skuadra e duhur për të pretenduar objektivat e një skuadre si Besëlidhja. Tani do të nisim fazën e seleksioni­meve, ku pjesë e formacioni­t do të mbeten vetëm ata që do të kalojnë me sukses të gjitha normat e një futbollist­i profesioni­st. Këtu përfshihen jo vetëm ata që kanë ardhur në kuadër të merkatos verore, ata që janë vetofruar, po ashtu edhe ata që mbyllën sezonin këtu. Besoj se deri në startin zyrtar të sezonit, skuadra do të marrë formën e plotë, atë të dëshiruesh­men nga të gjitha pikëpamjet dhe më kryesorja nga ana psikologji­ke si një skuadër kampione", përfundoi trajneri kavajas. Ndriçim Kashami është ulur në krye të pankinës së Besëlidhje­s që në qershor dhe ka një muaj që e ka grumbullua­r skuadrën, duke e stërvitur intensivis­ht. Deri tani, nën drejtimin e tij ka zhvilluar katër miqësore, dy i ka fituar bindshëm, një e ka humbur dhe një e ka barazuar. Pritet që deri në mbyllje të fazës përgatitor­e, të luhen të tjera ndeshje testuese. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania