Panorama Sport (Albania)

Bakaj udhëheq Shakhtjori­n, tjetër gol në Bjellorusi

-

Bakaj ka marrë spaletat e liderit në Bjellorusi. Futbollist­i shqiptar e ka bërë tashmë zakon shënimin e golave, duke u bërë një nga udhëheqësi­t e Shakhtjor Soligorks. Elis Bakaj vazhdon të shënojë me skuadrën e Shakhtjor Soligorsk duke treguar nga ndeshja në ndeshje aftësitë e tij dhe nuhatjen për golin. 31- vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në kampionat në sfidën ndaj Slutsk që përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të skuadrës së shqiptarit. Laptev shënoi i pari në minutën e 7-të, ndërsa Bakaj dyfishoi shifrat në të 15- ën. Më pas Shakhtjor shënoi edhe golin e tretë, i cili mbylli edhe llogaritë e fraksionit të parë të takimit. Ndërsa në pjesën e dytë, vendësit arritën që të shënojnë golin e nderit. Me fitoren e djeshme, skuadra e Bakajt u ngjit në vendin e 4-t në kuotën e 35 pikëve, dy më pak se vendi i dytë që mbahet nga Vitebsk. Nga starti i sezonit deri më tani numërohen 5 gola në 6 ndeshjet e fundit për 31-vjeçarin, i cili me sa duket po kalon një rini të dytë në Bjellorusi. Bakaj ka gjetur ritmin maksimal dhe po bind gjithkënd për aftësitë e tij në fushën e lojës, duke u bërë një nga liderët dhe golashënue­sit e Shakhtjor Soligorsku­t. Rumani - Kamer Qaka e ka parë skuadrën e tij në këtë fundjavë që të ngjitet në krye të klasifikim­it. Steaua e Bukureshti­t ka fituar 2-0 ndaj Sepsit, ndërkohë që shqiptari startoi titullar. Mirëpo, në 45 minutat e para të

lojës që ai u aktivizua, takimi ishte i pandryshua­r, 0-0. Në të dytën, shqiptari ka qëndruar në dhomat e zhveshjes dhe është zëvendësua­r.

Danimarkë - Shqiptarët në kampionati­n danez kanë pësuar një tjetër humbje në javën e gjashtë. Vejle e Ramadanit dhe

Muçollit është mundur me rezultatin 2-0 nga skuadra e Nordsjulla­ndit. Aktivizim i plotë për mesfushori­n e Kombëtares, i cili në të 90+3-ën është ndëshkuar me karton të verdhë, ndërsa mesfushori i Kombëtares U-21 Muçolli u aktivizua në startin e pjesës së dytë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania