Panorama Sport (Albania)

S !"

&rajneri 'elkas( )deshje e madhe, skuadra u tre*ua perfekte

- ARTIN LLESHAJ

Shqipëria arrin të mar rë një triumf mjaft të bukur përballë Austrisë duke fituar me rezultatin 3-2 pas një loje vërtet spektakola­re. Në pallatin e sportit "Feti Borova", skuadra e drejtuar nga \ovan Melka zhvilloi një nga ndeshjet më të bukura duke marrë fitoren e parë në ndeshjet kualifikue­se për Kampionati­n Europian të Volejbolli­t për meshkuj, në një sfidë emocionues­e që zgjati 12] minuta.

N ES A - Shqipëria e nis ndeshjen mirë dhe krijon një diferencë pikësh me kundërshta­rin, ku fillimisht kuqezinjtë kryesojnë 10-5 e më pas rezultati shkon në 15-10. Skuadra e \ ovan Melkas duket se ka gjithçka në kontroll, por papritur, çuditërish djemtë kuqezi bllokohen dhe ndeshja shkon në pikët shtesë. Këtu skuadra mike tregohet me e qartë dhe arrin ta fitojë setin e parë me shifrat 29- 27. Seti i dytë nuk ka shumë ndryshim nga i pari, pasi të dyja ekipet luajnë fort pikë për pikë. Kuqezinjtë këtë herë tregohen më të qartë duke mos i përsëritur gabimet e bëra një set më parë dhe në pikët shtesë triumfojnë me shifrat 27- 25. Pas fitores së setit të dytë, Shqipëria futet në setin e tretë me më shumë besim dhe nis ta dominojë sfidën përballë Austrisë duke luajtur në mënyrë të shkëlqyer. I gjithë fraksioni i tretë i lojës shikon kuqezinjtë në avantazh që arrijnë ta mbyllin këtë set me shifrat e thella 25-13. Seti i katërt nuk shkon mirë për kuqezinjtë që duken të papërqendr­uar dhe munden 2520. Seti final i ndeshjes dominohet plotësisht nga kuqezinjtë, të cilët triumfuan me rezultatin 15-8 duke marrë kështu fitoren e parë në Grupin D.

ET TRA NERI O AN E KAS - Pas ndeshjes, shumë i lumtur, trajneri kuqezi u shpreh: "Skuadra reagoi mjaft mirë pas humbjes së pësuar në Portugali, duke luajtur një ndeshje të madhe si taktikisht ashtu edhe në aspektin teknik individual. Ishim të bindur që do t ^ ia dilnim me sukses, edhe pse në fundin e setit të parë dhe gjatë setit të katërt treguam disi mungesë përqendrim­i. Kjo është një skuadër e re dhe ka mundësi të mëdha për t ^ u përmirësua­r ende", përfundoi Melkas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania