Panorama Sport (Albania)

Sh*ipëria vuan mungesat, mundet +,- nga Austria

-

Dje pasdite, në pallatin e sportit "Feti Borova", Shqipëria zhvilloi ndeshjen e dytë kualifikue­se për eliminator­et e Kampionati­t Europian të Volejbolli­t për femra. Vajzat kuqezi u mundën me rezultatin 3-0 nga Austria, por duhet thënë së në këtë takim Shqipëria u paraqit me një ekip të rinovuar dhe me mungesa të shumta. Seti i parë nis me rivalitet të lartë nga të dyja skuadrat, ku luftohet pikë për pikë, por në fund të këtij seti Shqipëria lëshon shumë në lojë dhe Austria përfiton nga kjo situatë, duke marrë disa pikë radhazi e fituar setin 25-21. Seti i dytë nis vrullshëm për skuadrën mike, që krijon menjëherë një diferencë pikësh duke kryesuar 10-5 dhe e administro­n këtë rezultat deri në fund të setit duke fituar 26-16. Seti i tretë të krijon përshtypje­n se do të jetë më i ekuilibrua­r, pasi në pikët e para të dyja skuadrat luftojnë fort dhe fillimisht shkojmë në rezultatin 6-6, por janë sërish austriaket që tregohen më të sakta dhe triumfojnë 25-14 duke e fituar të gjithë sfidën 3-0. FLET TRAJNERI MARTIRI - Në përfundim të takimit, trajneri i Shqipërisë, Altin Martiri, deklaroi: "Kjo kombëtare është në ndërtim e sipër dhe po kërkojmë të krijojmë një bosht të ri për këtë ekip. Eksperienc­a ndikon shumë në të tilla ndeshje dhe u pa qartë që ne vuajtëm në këtë aspekt. Vajzat e reja që janë pjesë e skuadrës tentuan të japin më të mirën e tyre dhe me kalimin e kohës do të përshtaten akoma më mirë. Seti i parë ishte i mirë për ne, ndërkohë që në dy setet e tjera prisja më tepër. Megjithatë, ne vijmë me një ekip të rinovuar dhe nuk është e lehtë t'i zëvendësos­h menjëherë pesë lojtaret që na mungojnë", tha trajneri i Shqipërisë.

 ??  ?? Foto: F. Hazizllari
Foto: F. Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania