Panorama Sport (Albania)

">a përse ua shita kuotat 'Suning',ut"

-

Seria A, Interi i tij, objektivat, shitja te kinezët. Erik Tohir është rrëfyer në 360 gjatë një interviste për të dërguarin e agjencisë "Lapresse" në Indonezi, duke nisur pikërisht nga kampionati italian: "Po përse nuk përdorin të njëjtat orare me Premier Ligën? Ne aziatikët jemi të penalizuar, detyrohemi të flemë në 3 e gjysmë të mëngjesit". Më tej: "Jam ende president i klubit dhe zotëroj 31% të aksioneve. Mbi të gjitha mbetem një tifoz i pasionuar, mjafton të shohësh zyrën time: është e mbushur me fanella të Interit, duke nisur nga ato të Bergomit e Zanetit".

RADHA E "SUNING" - "Biznesi është biznes, - ka vazhduar Tohir. - Dhe unë kur bleva aksionet e Moratit nuk krijova iluzione, nuk e premtova titullin menjëherë. Në njëfarë pike m'u desh të mbrohesha, - shpjegon. - Kur mbërrita këtu, i vendosa vetes 5 objektiva: ndërtimin e një infrastruk­ture në lartësi të situatës, organizimi­n e administra­tës, përgatitje­n dalëngadal­ë të një skuadre të fortë, për të arritur më vonë te blerja e 'yjeve', respektimi i 'Fair Play Financiar', kualifikim­i në Ligën e Europës dhe, në harkun e 5 viteve, rikthimi në Ligën e Kampionëve". Por, diçka shkoi keq: "Stadiumin nuk kemi pasur ende mundësi ta ndërtojmë: do kishte gjeneruar biznese, do kishte shtuar xhiron e parave, çka lejon të mbash hapin e klubeve të mëdha të Europës. Merrni si shembull Juventusin, që mundi t'i lejonte vetes Kristiano Ronalon... Megjithatë, me duket se 'Suning' ka të njëjtin objektiv: pra, stadiumin. Shita maxhorancë­n e kuotave sepse 'Suning' m'u Ofrua me një plan të rëndësishë­m, me objektiva të mëdha. Mendova: 'dakord...' Përsëris: unë vetëm u mbrojta. Mbajta kreun, vendin në stadium, 31% të aksioneve, shkruhem me miqtë e mi italianë e interistë. Tani i takon 'Suning'-ut". MBIAKUZAT... - Në fund Tohir komenton akuzat se la pas dore klubin sepse shpesh ishte larg Milanos: "Nuk premtova kurrë se do kisha kaluar javë, muaj në Milano. Jam biznesmen dhe interesat e mia janë këtu, në Indonezi. Në Itali kam qenë disa herë, ashtu si në Londër. Kisha krijuar një bord të besueshëm pikërisht për këtë arsye, për të mos qenë çdo ditë në Itali. Bord ku besoja verbërisht".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania