Panorama Sport (Albania)

Reali nuk fal, gjunjëzon Getafen

Dani Karvahal dhe Garet Bejl vendosën fatin e sfidës me nga një gol për çdo pjesë loje

-

Shumë tifozë prisnin me padurim të shihnin paraqitjen e parë "të vërtetë" të skuadrës së tyre pa praninë e Kristiano Ronaldos në "Bernabeu". Dhe Reali nuk zhgënjeu, por tregoi se është i fortë edhe pa yllin portugez. Trajneri Lopetegui fiton në debutim, duke i dhënë një sinjal të fortë skeptikëve të shumtë dhe kundërshta­rëve në La Liga. Golat e Karvahal në pjesën e parë dhe Bejlit në të dytën i dhanë tri pikët e para madrilenëv­e që nisën mbarë sezonin e ri në Spanjë. PJESA E PARË

Pjesa e parë nis mirë për "Galaktikët" që marrin menjëherë kontrollin e lojës. Edhe pse pa Modriçin në formacioni­n titullar skuadra ka rrjedhshmë­ri në lojë, duke dalë me kombinime të sakta nga zonat e ngushta. Bejl dhe Benzema janë vazhdimish­t një kërcënim për mbrojtjen e kundërshta­rit. Getafe mundohet të organizohe­t me kundërsulm, por nuk ia arrijnë dot të vënë në vështirësi mbrojtësit e Realit. Në minutën e 20-të vjen dhe goli i avantazhit për skuadrën e Lopeteguit, që pas një krosimi në zonë të uellsianit Garet Bejl, topi nuk grushtohet siç duhet nga portieri Soria dhe përfundon te mbrojtësi i krahut të djathtë, Karvahal, që godet saktë me kokë, duke përfituar nga dalja e gabuar e rivalit. Topi përfundon në rrjetë, 1-0 për Realin. Madrilenët mund të dyfishonin, por penalltia e akorduar

fillimisht nga kryesori u anulua nga anësori për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet me dominimin e "Los Blancos". PJESA E DYTË

Reali e fillon pjesën e dytë sërish në sulm. Kampionët e Europës kërkojë të mbyllin llogaritë, duke sulmuar për të

shënuar golin e sigurisë që vjen në minutën e 51-të me anë të Bejl. Sulmuesi britanik godet bukur brenda zonës me të majtën dhe topi përfundon në rrjetë. Portieri mik tentoi të reagonte, por gjuajtja e uellsianit ishte tepër e fortë. Reali bën edhe ndërrimet e para duke

hedhur në fushë Kasemiron për Iskon dhe Modriç për Cebajos. Skuadra e Getafes mundohet të kundërpërg­jigjet, por pa sukses. Bien në sy kartonët e shumtë të verdhë të dhënë nga arbitri i ndeshjes për skuadrën mike, që luajti shumë ashpër. Benzema ka mundësinë të trefishojë

rezultatin vetëm pak minuta para përfundimi­t të ndeshjes, por topi i goditur prej tij pritet nga Soria. Reali fiton në fund me rezultatin 2-0, duke treguar se do të jetë një rivale reale për titullin në Spanjë edhe pas largimit të Kristiano Ronaldos te Juventusi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania