Panorama Sport (Albania)

Lionel Mesi, padron i golave jubilarë te Barça

"Pleshti" shënoi ndaj Alaveshin të 6000-in

-

Kristiano Ronaldo është larguar, por kjo nuk e pengon Lionel Mesin që të mos ketë stimuj dhe të vazhdojë të shënojë me të njëjtin intensitet si në vitet e kaluara. Edhe pse është 31- vjeçar, argjentina­si vazhdon që të mahnitë me shpejtësin­ë e tij të ekzekutimi­t dhe pa dyshim që një lojtar si ai Barcelona është krenare që e ka rritur dhe vazhdon ta "mbrojë" me forcë nën ngjyrat e saj. Dhe sigurisht që puna e mirë shpërblehe­t gjithmonë, sepse Leo Mesi është një fenomen, por në të njëjtën kohë është "padroni" edhe i historisë së golave jubilarë të këtij klubi. Në minutën e 64- t, kundër Alaveshit, në javën e parë të kampionati­t spanjoll, "pleshti" realizoi golin numër 6000 të Barcelonës në La Liga. Ky gol jubilar vjen tetë vite e gjysmë pasi kishte qenë sërish Mesi, ai që kishte realizuar golin e 5000- të për katalanasi­t, konkretish­t më 1 shkurt të vitit 2009, në duelin e fituar 2- 1 kundër skuadrës së Rasing Santander. Gjithsesi, madhështia e numrit 10 argjentina­s nuk ka munguar as në golat e 5100, 5300, 5400 dhe 5900. Nëse do t'i përkthenim në shifra të tjera, duke numëruar edhe 419 golave në kampionat të 31-vjeçarit, atëherë Lionel Mesi ka realizuar 6.4 për qind të golave të historisë së Barcelonës në kampionat dhe nuk janë pak, kur mendon për shumën totale të 6002 golave. Fakti që argjentina­si e ka nisur me një dopietë këtë sezon dhe pa Ronaldon që tashmë është larguar në drejtim të Juventusit, lufta për "Këpucën e Artë" bëhet më e thjeshtë për të, ndonëse objektivi i argjentina­sit dhe e gjithë tifozërisë së Barcelonës sivjet është Liga e Kampioneve, trofe që katalanasv­e u mungon që nga viti 2015.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania