Panorama Sport (Albania)

Pengohet Junajtid, Lukaku e Pogba nuk mjaftojnë

Tre gola në 45', Mançesteri kapitullon ndaj Brajtonit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Një humbje mund të ndodhë, por jo në këtë mënyrë. Mançester Junajtid zhvilloi dje takimin e parë sezonal në transfertë, por djemtë e Murinjos pësuan një disfatë, e cila u maturua vetëm në 45 minuta. Në "Falmer Stadium", Brajtoni modest shënoi tri herë në portën e "djajve të kuq" vetëm në pjesën e parë, teksa reagimi i miqve me Lukakun nuk mjaftoi, ashtu si nuk mjaftoi goli i Pol Pogbasë në minutën e fundit.

PROBLEME - Veçanërish­t e gjatë java e fundit për Mançester Junajtidin, me plot shtatë ditë të karakteriz­uara nga raporti i acaruar mes Pol Pogbasë dhe trajnerit Zhoze Murinjo. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, dyshja BeiliLinde­lof tregoi edhe një herë se përse trajneri portugez kërkoi gjatë gjithë merkatos një mbrojtës qendre. Në një skuadër, faji nuk mund t'i shkarkohet vetëm një ose dy lojtarëve, me djemtë e Murinjos që ishin totalisht të pajustifik­ueshëm, duke filluar që nga veteranët Jang dhe Mata, e duke përfunduar te Marsial dhe Fred. Minuta e 25-të dhe varka e

Mançesteri­t nis të fusë ujë. Marrej me një goditje klasi, si ai që nuk blihet, mposht De Gean, teksa dy minuta më pas Dafi shfrytëzon palëvizshm­ërinë e mbrojtjes mike duke dyfishuar rezultatin. Goli i Lukakut, pas një amullie në zonë, është thjesht flakë kashte, me Junajtdin

që kapitullon më minutën e 44-t, kur Gros nga pozicion qendror dërgon topin pas shpinës së De Geas.

EPILOG - Lingard e Rashford futen në fushë sapo nis pjesa e dytë, me "djajtë e kuq" që fitojnë terren, por gjithsesi duke mos mundur të

shënojnë. Felaini në vend të anonimit Marsial është lëvizja e fundit e Murinjos, por efektet janë thuajse të padukshme, sepse belgu do të fitojë një 11-metërsht në sekondat e fundit të sfidës. Haton shfrytëzon zëvendësim­et vetëm në minutat e fundit, për të ruajtur një rezultat historik, që as goli i Pogbasë nga pika e bardhë nuk e njollos. Humbja konfirmon se droja e Murinjos për një sezon të vështirë nuk ishte totalisht e pabazë, por me merkaton e përfunduar, portugezi duhet të gjejë zgjidhjen e problemeve në shtëpi, e njëkohësis­ht të shpresojë që Pogba të mos dëgjojë sirena spanjolle.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania