Panorama Sport (Albania)

Eden Hazard i premton Çelsit besnikëri... të përkohshme

27-vjeçari garanton qëndrimin, të paktën për një sezon

-

Eden Hazard ka qartësuar të ardhmen e afërt, por për sa i përket asaj të largët belgu shton dyshimet. Protagonis­t në sezonin e fundit me Çelsin dhe Belgjikën në Botëror, fantazisti me sa duket nuk do të lëvizë nga Londra. Rinovimi i kontratës (i skadon në 2020) me "blutë" duket një çështje e komplikuar për belgun, i cili në një intervistë për "RMC Sport" foli vetëm për sezonin e ri, duke lënë hapur mundësinë e një largimi në të ardhmen. Eden Hazard thotë se "nuk do të largohet" nga Çelsi, megjithëse afati për ta bërë diçka të tillë skadon më 31 gusht. 27vjeçari përflitet si pasardhësi i Kristiano Ronaldos te Reali i Madridit dhe rezultatet e fundit të kampionëve të Europës në fuqi bëjnë të mendosh se kanë rezervuar ende goditje bombastike në tregun e futbollist­ëve. Besnikëri - Megjithëse Hazard duket objektivi numër 1 i madrilenëv­e, vetë belgu ka konfirmuar se: "Të them të vërtetën, te Çelsi ndihem mjaft mirë dhe jam i

lumtur. Merkatos nuk i dihet dhe do të shohim çfarë do të ndodhë pas një ose dy sezonesh, por për momentin jam komod në Londër". Teksa i kujtojnë deklaratat që pasuan përfundimi­n e aventurës së Belgjikës së tij në Kupën e Botës në Rusi, mesfushori nxiton të konfirmojë vullnetin për të vijuar, të paktën

për një tjetër sezon, karrierën e tij londineze. "Kush tha se do të largohem këtë vit? Jo, jo, nuk është e vërtetë, nuk do të iki nga Londra. Të gjithë e mbajnë mend deklaratën time pas Kupës së Botës, por ja që jam shumë i lumtur këtu", shpjegoi Hazard.

Pa zëvendësue­s - Teksa Anglia

apo Italia kanë mbyllur hesapet me merkaton, Spanja është ende aktive në këtë aspekt. Klubet spanjolle mund të blejnë lojtarë deri më 31 gusht, por ky me sa duket nuk është problem i Hazardit dhe nuk duhet të jetë as për Mauricio Sarrin, sidomos pasi mesfushori deklaroi: "Merkato për kampionati­n anglez ka përfunduar dhe klubet nuk mund të afrojnë më futbollist­ë në skuadra e tyre. Nëse Çelsi do të më shiste në këtë moment, mund të rezultonte disi e komplikuar sepse as do të kishin mundësi të më zëvendëson­in". Hazard, që nga zbarkimi i tij në Londër në vitin 2012, ka fituar pesë trofe, falë të cilëve, por edhe ndeshjeve pozitive, ka fituar respektin e mbështetës­ve të Çelsit. Në lidhje me raportin me tifozërinë, belgu mbylli intervistë­n e tij duke thënë: "Tifozët më duan akoma, ose të paktën kjo ishte ajo që kuptova nga koret e tyre në ndeshjen e fundit kur fituam 3- 2 ndaj Arsenalit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania