Panorama Sport (Albania)

Kovaç: Për mua Boateng nuk largohet

Trajneri kroat kërkon qëndrimin e mbrojtësit

-

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç, shpreson që mbrojtësi Zherom Boateng të mos largohet nga skuadra bavareze në merkaton e verës dhe të vazhdojë të luajë për kampionët e Bundesligë­s edhe në sezonin e ri që fillon të premten e ardhshme. Mbrojtësi 29-vjeçar ka ngjallur interesin e mjaft skuadrave të mëdha në Europë, si Mançester Junajtid dhe Parisi. PSG është në "pole" për ta marrë atë, por trajneri Kovaç mund të ndalë këtë transferim. Trajneri i ka dhënë besim lojtarit, që u aktivizua 90 minuta në fitoren 1-0 që Bajerni arriti me vështirësi në Kupën e Gjermanisë ndaj amatorëve të Drohtersen/Asel. "Unë shpresoj që deri në fund të merkatos të mos ndodhë asgjë. Kjo do të më kënaqte, pasi do të mbaja në ekip të gjithë lojtarët që kam në dispozicio­n. Kampionati është i gjatë dhe çdokush është i rëndësishë­m. Unë besoj se Boateng do të jetë me ne në shtator, nuk ka për t'u larguar. Është një lojtar i rëndësishë­m për ne, ka përvojë të madhe dhe është një lider në fushën e lojës. Shumë pak mbrojtës janë në nivelin e tij", u shpreh Niko Kovaç, që beson te mbrojtësi i kombëtares gjermane. Kohët e fundit kanë qarkulluar zëra se pas 7 sezonesh, Boateng mund të largohet nga Bajerni i Mynihut, por deri më tani nuk ka ardhur asnjë ofertë konkrete në adresë të mbrojtësit 29-vjeçar. Ai shumë herë është shprehur edhe vetë se nuk do të përjashton­te një largim të mundshëm nga Mynihu në fund të sezonit, pasi dëshiron të provojë një aventurë të re në karrierën e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania