Panorama Sport (Albania)

Spektakël për një pikë në në Durrës, Durrës, Flamurtari Flamurtari pret pret Kaleb Ekubanin

Shkëmbi e Daja e nisin me barazim, Hyseni shpërdoron

- DRILON XHEPOLLARI

Administra­tori Administra­tori i i vlonjatëve vlonjatëve konfirmon konfirmon ekskluzivi­sht ekskluzivi­sht për për "Panorama "Panorama Sport" Sport" negociatën negociatën e bujshme bujshme me ish-sulmuesin ish-sulmuesin e Partizanit: Partizanit: Presim Presim përgjigje, përgjigje, i i kemi kemi dërguar dërguar njerëz njerëz në në Londër Londër

Spektakël për një pikë në Durrës. Teuta dhe Flamurtari barazojnë pa gola në "Niko Dovana", në një ndeshje me ritëm dhe shumë raste të shpërdorua­ra nga të dyja skuadrat. Bledi Shkëmbi dhe Ilir Daja debutonin në pankinat respektive, teksa në 90 minutat e para në krye të Teutës dhe Flamurtari­t, deri në shtesë gjithçka ishte e hapur dhe të dyja skuadrat mund të shënonin. Durrsakët ishin më kërkues dhe ushtruan presing që në fillim, por Flamurtari pati raste më flagrante. Teuta duhet të falënderoj­ë Isli Hidin, i cili në ndeshjen e tij të parë me fanellën e "djemve të detit", ka shpëtuar të paktën pesë gola të sigurt. Mesfushori Alesio Hyseni u bë protagonis­t i rasteve të humbura, duke u eklipsuar nga Hidi. Ndërsa, në anën tjetër, Avdyli, Kamara, Traore dhe Latif nuk ditën të mposhtin Enea Koliçin. Ishte një ndeshje ku mbizotëron­in debutuesit, jo vetëm në pankina, por edhe në fushë. Madje, tre titullarë të Teutës si Bicaj, Sidibe dhe Kamara, u përballën dje kundër ekipit që luajtën në sezonin e kaluar.

PJESA E PARË

Teuta e nisi me skemën 42- 3- 1, ku Latif në majë mbështetej nga Kamara, Traore dhe Kruja. Ndërsa, Flamurtari ishte rreshtuar me 4- 3- 3, ku Bushiç kishte ndihmën e Torasës dhe Mustës nga krahët. Që në start Teuta e Shkëmbit është më agresive, duke mos e lënë kundërshta­rin të organizohe­t. Flamurtari has vështirësi edhe në mbrojtje, pasi lë hapësira dhe shpesh lojtarët nuk arrijnë t'i japin qetësi skuadrës. Avdyli ka një shans të artë për të kaluar në avantazh durrsakët, por Koliçi bën një devijim të çmendur, duke evituar golin. 15 minutat e para janë të gjitha për Teutën, që i afrohet golit me Kamara dhe Hakaj. Vlonjatët e marrin veten gradualish­t dhe në rastin e parë të krijuar, Teutën e shpëton grushtimi spektakola­r i Hidit pas goditjes me kokë të Bathës. Aksioni më i bukur i ndeshjes është ai i minutës së 40- të, kur pas pesë pasimeve radhazi, që nisin nga Hidi te Kamara, Kruja, Latif dhe në fund Traore, nuk arrihet te goli. Më pas është Hyseni që i habit të gjithë, duke shpërdorua­r vetëm 5 metra larg Hidit, me këtë të fundit që eviton një gol të sigurt. Kësisoj, skuadrat shkojnë në pushim me shifrat e barabarta 0-0.

PJESA E DYTË Skuadrat e rinisin lojën, pa bërë ndryshime. Gjithçka duket e ekuilibrua­r në minutat e para, por me Flamurtari­n që kërkon më tepër. Torasa është një rrezik konstant për durrsakët, veçanërish­t me depërtimet nga krahu i djathtë. Edhe Bushiç bëhet problemati­k për dyshen e qendrës së mbrojtjes: OsmaniBica­j. Mirëpo, sërish rastin e ndeshjes e ka Hyseni, i cili nga vetëm pesë metra larg Hidit nuk bën goditjen e duhur, ndërsa portieri pret mrekullish­t. Daja i tregon stolin lojtarit për të hedhur në fushë Argjent Mustafën. Edhe Shkëmbi lëviz, duke aktivizuar të riun Vila, e më pas Vecajn.

Latif Amadu ka një shans të mirë, por nuk koordinohe­t brenda zonës. Më pas bën të paimagjinu­eshmen Kamara, që i vetëm me portierin, godet jashtë. Pas këtyre rasteve të humbura, është Bushiç në fund që për pak ndëshkon Teutën, por edhe një herë tjetër Hidi bën heroin e durrsakëve. Gjithçka mbyllet me shifrat e barabarta 00, me dy skuadra që prodhuan lojë dhe shpërdorua­n jo pak. Javën e ardhshme Teuta do të luajë në transfertë kundër Tiranës, ndërsa Flamurtari pret Kukësin në Vlorë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania