Panorama Sport (Albania)

Nimaga firmos në Turqi, Skënderbeu e denoncon

Korçarët e dinë të dëmtuar, por lojtari nuk u përgjigjet prej tri ditësh. Reagon presidenti Takaj: Asnjë akord për transferim­in

- LLAZI SARO

Ndodh edhe kështu. Klubi turk i Ligës së Parë, Hatayspor, ka zyrtarizua­r dje transferim­in e mesfushori­t malien, Bakari Nimaga, nga Skënderbeu. Mirëpo, në Korçë lojtarin e dinë të dëmtuar, pasi prej rreth dy javësh ai nuk po stërvitet me grupin. Gjithashtu në tri ditët e fundit Nimaga ka humbur çdo kontakt me klubin, ndërkohë që stafi mjekësor e ka pritur të bënte terapi. “Panorama Sport” mëson se ai nuk u është përgjigjur fare drejtuesve dhe këtë periudhë e ka shfrytëzua­r për të arritur akord me klubin turk. Ndërkohë, Nimaga është nën kontratë me Skënderbeu­n edhe për gjashtë muaj, deri në janar 2019. Burime të sigurta në klubin korçar, treguan dje se me shumë mundësi drejtuesit do ta padisin lojtarin malien dhe ekipin turk. Skënderbeu pritet ta çojë në FIFA kalimin pa dijeni të Bakari Nimagës te Hatayspor. Klubi turk është mjaftuar thjesht me prezantimi­n e mesfushori­t pa dhënë shumë detaje për këtë transferim. E vetmja gjë që sqarohet është se Bakari Nimaga ka firmosur për një vit. PRESIDENTI TAKAJ Zyrtarizim­i i mesfushori­t afrikan në Turqi ka shpërthyer si "bombë" te korçarët, pasi nuk kanë qenë fare në dijeni të asaj që ka ndodhur me Nimagën. Skënderbeu prej kohësh ka punuar që ta shesë mesfushori­n, në mënyrë që të përfitojë financiari­sht, por malieni u bën "gjëmën", duke u ikur nga duart pa asnjë dëmshpërbl­im. Nuk përjashtoh­et mundësia që Nimaga e ka bërë me kokën e tij këtë dhe ka firmosur te turqit pa marrë më parë miratimin e Skënderbeu­t për këtë transferim. Kështu mund të përkthehet kjo situatë, për më tepër kur mëson reagimin e presidenti­t të korçarëve, Ardjan Takaj. I kontaktuar dje nga "Panorama Sport", ai deklaroi: "Ne si klub nuk jemi në dijeni të kësaj lëvizjeje. Nuk e di se çfarë ka bërë lojtari, por nuk kemi asnjë të dhënë për këtë transferim". Tashmë mbetet për t'u parë se si do të rrjedhin ngjarjet".

 ??  ?? Nimaga gjatë prezantimi­t te klubi turk
Nimaga gjatë prezantimi­t te klubi turk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania