Panorama Sport (Albania)

Jo vetëm Ronaldo, Alegrin e nderon stoli 282 mln €

Dortmundi dhe Leverkusen trembin, Hofenhaim kockë e fortë

-

Që Bajerni i Myni hut do të jetë pre tendenti kryesor për të fituar sërish titullin kampion në Gjermani, ky nuk është më një sekret. Por, për bavarezët ky sezon nuk do të jetë një shëtitje në park. Pasi fituan Superkupën ndaj Frankfurti­t, skuadra e drejtuar nga Niko Kovaç është gati të mbrojë fronin dhe në sezonin e ri. Me një merkato të vakët në hyrje, bavarezët kanë ruajtur boshtin e grupit të sezonit të kaluar. I vetmi që u largua ishte mesfushori kilian, Arturo Vidal, që u transferua në Barcelonë. Boateng është pranë largimit dhe pse ditët e merkatos janë në fund dhe Rudi që është shumë pranë kalimit në Laipcig. Këtë e konfirmoi edhe vetë presidenti i klubit kampion, Uli Hënes. Po cilat janë pesë skuadrat që do t'u shpallin "luftë" kampionëve. Faqja zyrtare e Bundesligë­s i ka bërë një skaner ekipeve pretendent­e dhe atyre që mund të jenë një pengesë për objektivin e klubit bavarez. SHALKE 04

Sezonin e kaluar blutë u renditën në vendin e dytë me 21 pikë pas Bajernit. Ata u rikthyen të luajnë në Champions dhe kjo ka rritur entuziazmi­n në qytet. Por, skuadra e trajnerit italian, Tedesko, ka humbur dy nga lojtarët e saj më të mirë, Leon Giretcka që u transferua në Mynih te kampionët dhe talenti Maks Majer që zgjodhi të vazhdojë aventurën e tij në Angli te Kristal Palas. Salif Sane dhe është prurja e re nga Hanover dhe Mark Uth, të dy mbrojtës, pasi trajneri ka këmbëngulu­r që të forcojë repartin difensiv. Një tjetër blerje interesant­e ishte dhe mesfushori i Frankfurti­t, Omar Maskarell, që do të jetë një armë më shumë në sezonin e ri. HOFENHAIM

Ata u renditën në vendin e tretë me 29 pikë pas bavarezëve, duke u kualifikua­r për në Ligën e Kampioneve për herë të parë në historinë e klubit. Trajneri Julian Nagelsman ka meritat e tij në krijimin e një skuadre kompakte, duke prodhuar një futboll sulmues dhe atraktiv. Skuadra ka humbur shërbimet e Serge Gnabri që është rikthyer nga huazimi te Bajerni i Mynihut. Ndërkohë janë rikthyer edhe disa lojtarë që kanë luajtur në

formë huazimi te skuadrat e tjera. Isak Belfodil dhe Leonardo Bitenkurt do të jenë përforcime­t e radhës për trajnerin 31-vjeçar që sezonin e ardhshëm do të drejtojë skuadrën e Lajpcigut. Nagelsman ka deklaruar se këtë vit po mendon

të fitojë Bundesligë­n, një deklaratë që ka habitur jo pak tifozë në Gjermani. BORUSIA DORTMUND Rivalët historikë të kampionëve u renditën vetëm në vendin e katërt sezonin e fundit, duke shpëtuar një sezon që mund të quhej i dështuar. Pjesëmarrj­a në Champions ka detyruar drejtuesit që t'i besonin skuadrën një trajneri të ri, pas largimit të Peter Shtëger. Lusien Favre erdhi nga Nisa si njeriu që do të ketë fatin e skuadrës në dorë. Favre nuk është i panjohur për Bundesligë­n,

ish-trajneri i Hertës dhe Gladbahut e njeh mirë ambientin. Edhe pse janë larguar disa nga lojtarët më të mirë, Dortmundi arriti të sjellë në skuadër mesfushori­n belg, Aksel Vitsel që luante në Azi. Lojtari do të ketë një rol jo të lehtë në mbajtjen e ekuilibrav­e midis mesfushës dhe sulmit, ku Marko Rojs është gati të udhëheqë verdhezinj­të drejt një sezoni interesant. LEVERKUSEN "Aspirinat" u renditën në vendin e pestë, pas Dortmundit. Ata humbën shansin për

të marrë pjesë në Champions vetëm falë golavarazh­it jo të mirë. Skuadra nuk ka humbur yjet e saj, Balei, Brandt dhe Havets. Por, nuk arriti të mbante portierin Bernd Leno që u largua tek Arsenali në Premier Ligë. Në repartin e sulmit, drejtuesit kanë afruar braziliani­n Paulinjo nga Vasko de Gama dhe Mitshel Vaiser nga Herta e Berlinit. Edhe pse Leverkusen do të marrë pjesë në Europa Ligë, skuadra do të jetë pretendent­e për të qenë një kockë e fortë në kampionati­n gjerman.

LAIPCIG

Skuadra e drejtuar nga Ralf Hasenhytel u rendit vetëm në vendin e gjashtë me 31 pikë më pak se Bajerni i Mynihut. Demat e kuq do të jenë pjesëmarrë­s në Europa Ligë dhe do të udhëhiqen nga lojtari i tyre kryesor, Timo Verner. Edhe pse humbën shërbimet e Nabi Keita, që u transferua te Liverpuli, skuadra ka ruajtur boshtin e saj dhe do të tentojë të arrijë në vendet që të çojnë në Champions për sezonin e ardhshëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania