Panorama Sport (Albania)

Bakajoko, Kaldara e Higuain, Milani prova anti-Napoli

Zhvillim i ri loje dhe terminal ofensiv, ja risia e kuqezinjve

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Përveç shpirtit, Mi lani nën drejtimin e fondit "Elliott" ndryshon edhe shasinë. Mbrojtës qendre, mesfushor, sulmues, është ky skeleti i ri i sapoblerë në merkato për t'i dhënë një tjetër pamje skuadrës së Xhenaro Gatuzos. Kolona është një faktor domethënës në mënyrën sesi një ekip lëviz në fushë dhe si e zhvillon lojën. Në radiografi­në e fundit të kuqezinjve, sistemi propozonte topa të gjatë të Bonuçit për Kaliniçin, ose të shkurtër për Bilian, teksa ideja e re parashikon një manovër ndryshe.

Aksi - Nga treshja e sipërpërme­ndur, te "Djalli" ka mbetur vetëm Bilia, por plani i ri i Gatuzos parashikon një dinamikë tjetër. Për të arritur majat, Milani do të synojë mbi kokën e Kaldarës, në muskujt e Bakajokos dhe në këmbët (dhe golat) e Higuainit. Në pritje të spostimeve në të djathtë (nga priten krosimet e Kontit), apo në të majtë ku synohet shpërthimi i Laksalt, Milani i ri do të mbështet mbi ekuilibrin e një aksi qendror, ide për të cilën trajneri mendon të përdorë të rinjtë, me listën së cilës i shtohen edhe driblimet e Samu Kastijehos. Mbase Kaldara nuk është gati të nisë manovrën, por ndihma e Romanjolit mund të rezultojë e vyer me kapitenin që mund të marrë rolin e Bonuçit për sa i përket nisjes së manovrës. Ndoshta nuk ka vizionin e mbrojtësit më të ri të Juves, por Kaldara teksa përmirëson këmbët dhe mendjen, mund të jetë i vyer në fazën ofensive. Vitin e kaluar, 24-vjeçari kuqezi shënonte tre gola, një kontribut që Gatuzo do ta vlerësonte veçanërish­t nëse realizohet. Me dhjetë gola në dy sezonet e fundit, Kaldara është mbrojtësi që ka shënuar më shumë në kampionate­t kryesore europiane duke lënë pas Alonson dhe Serxho Ramosin.

Qëndra - Nëse Bilia është një lojtar që garanton njëfarë cilësie në menaxhimin e topit në zona të kufizuara, Tiemoue Bakajoko ka muskuj shkatërrue­si dhe dinamizëm ofensiv, çka i mundëson të jetë një vlerë e shtuar në fazën sulmues të Milanit. Francezi në sezonin e fundit me fanellën e Çelsit morri pjesë në katër gola të ekipit të Kontes, me dy asiste dhe po aq realizime. Me 2.7 dyluftime të fituara për ndeshje, kontributi i tij në volumin e mesfushës ishte inferior vetëm krahasuar me Ngolo Kantenë. Nëse Gatuzo

e aktivizon në vend të Biljas, kuqezinjtë fitojnë fizikisht, por nëse ia bashkëngji­t argjentina­sit, atëherë regjisori mund të mendojë më lirshëm për ndërtimin e lojës, pasi do të ketë më pak detyra mbrojtëse, me fluksin e manovrës që do të rrjedhë

edhe në të tjera arterie.

Golat - Nëse Kaliniç, Kutrone e Silva luftonin për të ndihmuar skuadrën sezonin e kaluar, sivjet do të jetë skuadra ndihma e sulmuesve në rrugën drejt golave. Furnizimet për Higuain do të jenë "buka" e përditshme e kuqezinjve,

sepse argjentina­si preferon të luajë në zonë dhe për të tillë dinamikë ka nevojë për sa më shumë topa. E djathtë, e majtë apo kokë pak rëndësi ka, me "El Pipitan" që ka marrë përsipër që të mbushë boshllëkun e golave të Milanit gjatë sezonit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania