Panorama Sport (Albania)

Liverpuli nuk fal, dëbon një serb për... Shaqirin

Çështja serbo-kosovare në klub, dëbohet në huazim Grujiç

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Liverpuli duket e vet mja skuadër që të paktën në këtë fillimkamp­ionati mund të mbajë ritmin e Mançester Sitit. Pas suksesit 4-0 në debutimin e bërë javën e kaluar në Premier Ligë, ku asfaltuan kundërshta­rët e Uest Hemit, edhe mbrëmjen e djeshme skuadra e Jurgen Klop nuk ka gabuar. Edhe në transfertë përballë Kristal Palasit, takimi ka qenë i njëanshëm, me lojtarët e trajnerit gjerman, të cilët kanë dominuar lojën dhe në fund fituan 2-0. Edhe pse rastet për shënim dhe intensitet­i i lojës së Liverpulit ka qenë shumë i lartë, zhbllokimi i sfidës ka ardhur vetëm në sekondat e fundit të pjesës së parë. Autori i golit ishte Xhejms Milner, i cili u tregua i ftohtë dhe i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pasi ishte Mohamed Salah që e pati fituar atë. Ajo e djeshmja ishte një penallti historike për anglezin, i cili është bërë lojtari i parë në historinë e Premier Ligës që shënon tetë gola të njëpasnjës­hëm nga pika e bardhë. Në fraksionin e dytë të lojës, edhe pse vendësit tentuan në barazonin takimin, duke parë se Liverpuli nuk po shënonte golin që do të mbyllte ndeshjen, Kristal Palas mendoi që të vetëvritej, teksa në minutën e 75- të Bisaka meritoi kartonin e kuq dhe la me 10 lojtarë të tijtë. Ndërkohë që në minutën e 93-të erdhi edhe goli i mrekullues­hëm i Manesë, i cili i dha fund ndeshjes së djeshme. Çështja Serbi-Kosovë Xherdan Shaqiri është një nga lojtarët që trajneri Jurgen Klop e kërkoi te Liverpuli gjatë kësaj vere dhe klubi ia plotësoi këtë dëshirë. Megjithatë, ardhja e futbollist­it kosovar në "Anfield Road" nuk i ka pëlqyer lojtarit serb, Marko Grujiç, me 22-vjeçarin që ka bërë një gjest, i cili nuk u ka shpëtuar tifozëve dhe drejtuesve të kuq. Ai i ka dhënë "like" një postimi ku thuhej se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se festimi i

Shaqirit me shqiponjë pas golit që i shënoi serbëve në Botëror duhet të hiqet, duke qenë se gjeste të tilla nuk kanë të bëjnë absolutish­t me sportin. Madje, gjesti i shqiponjës nuk e bënte atë një person pozitiv. Dhe për të larguar mosmarrëve­shjet në ekip, drejtuesit kanë marrë vendimin që të konfirmojn­ë bindshëm kosovarin Shaqiri dhe e kanë larguar lojtarin serb në formë huazimi drejt Hertës së Berlinit, në Bundesligë­n gjermane.

 ??  ?? Postimi në të cilin Marko Grujiç ka bërë "like", në të cilin flitet dhe akuzohet festimi i futbollist­it të Liverpulit, Xherdan Shaqiri. Dhe ndoshta ky gabim nga ana e serbit i ka kushtuar edhe largimin nga të kuqtë.
Postimi në të cilin Marko Grujiç ka bërë "like", në të cilin flitet dhe akuzohet festimi i futbollist­it të Liverpulit, Xherdan Shaqiri. Dhe ndoshta ky gabim nga ana e serbit i ka kushtuar edhe largimin nga të kuqtë.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania