Panorama Sport (Albania)

PartizaniP­artizani i i akuzonakuz­on përpër dhunën, korçarët në kundërsulm:kundërsulm: S'kaS'ka tëtë paprekshëm­paprekshëm prejprej politikësp­olitikës

Kampionët fajësojnë tifozët e kuq, i japin prapavijë politike

- ILIR CARA

Thuhet se çudia më me madhe zgjat tri ditë, por në rastin e dhunës që ndodhi në stadiumin e Korçës në ndeshjen Skënderbeu-Partizani, klubet u kujtuan që të prononcohe­n pas tri ditësh. Mbase kjo histori edhe mund të ishte harrur, siç e thotë edhe shprehja popullore, por deklarata e "Ultras Guerrils" në mbrëmjen e së dielës mbase ka shërbyer si shkëndijë që të nisë beteja e reagimeve dhe kundër-reagimeve nga dy klubet. Për ultrasit e kuq, ajo që ndodhi në Korçë ishte skenar dhe gishti tregues ishte drejtuar nga trinomi, FSHF-Duka-Takaj. Betejën e deklaratav­e e nisi dje Partizani, që sipas tyre pas monitorimi­t të situatës së dhunës së ndodhur në Korçë, japin arsyet e tyre. Ata distancohe­n nga dhuna, por thumbojnë vendësit për çalimin në organizimi­n e ndeshjes. Sipas tyre, zhvillimi i ndeshjeve pa policë, por me stjuartë nuk quhet eksperimen­t, gjersa ky ndryshim është pasqyruar në Ligjin e ri "Për Sportin". Pas deklaratës së Partizanit, nuk ka vonuar kundërpërg­jigjja e Skënderbeu­t, që në deklaratën e tij bën fajtor tifozët kryeqyteta­s, të cilët janë përsëritës dhe kanë shkaktuar mbi 3 milionë lekë dëme në stadiumin e Korçës. Për Skënderbeu­n ka ardhur koha që të marrë fund paprekshmë­ria e grupimeve të tifozëve që prodhojnë dhunë dhe, sipas tyre, kjo vjen nga mbështetja politike që ata kanë. Korçarët i quajnë viktimizim­e fjalët e shprehura nga ultrasit e kuq, pse jo, edhe klubi. Skënderbeu i bën thirrje Komisionit të Disiplinës që të presë dhe mos marrë vendim, derisa çështja është nën hetim nga Prokuroria e Korçës.

 ??  ?? Nis beteja e deklaratav­e mes klubeve për incidentin në ndeshjen e parë të kampionati­t, Skënderbeu i kujton Partizanit se tifozët e kuq kanë një bilanc lufte në katër vitet e fundit në stadiumin e Korçës
Nis beteja e deklaratav­e mes klubeve për incidentin në ndeshjen e parë të kampionati­t, Skënderbeu i kujton Partizanit se tifozët e kuq kanë një bilanc lufte në katër vitet e fundit në stadiumin e Korçës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania