Panorama Sport (Albania)

“Stjuartët nuk quhen eksperimen­t, rolin kryesor e ka klubi pritës”

-

Partizani reagoi dje i pari në lidhje me dhunën në Korçë. Të kuqtë në reagimin e tyre pranojnë që nuk pajtohen me dhunën, pasi stadiumet duhet të jenë arena feste, por fajin ia kalojnë Skënderbeu­t, si klubi organizato­r i ndeshjes. Për Partizanin zhvillimi ndeshjeve pa praninë e policëve nuk quhet eksperimen­t, pasi është fakt i kryer pas miratimit të ligjit. “Përgjatë ditëve të fundit, klubi Partizani ka monitoruar dhe ndjekur me qetësi të gjitha informacio­net e pasqyruara nga mediat e shkruara, portalet, studiot televizive dhe opinionet nga njerëzit e komuniteti­t të sportit, në lidhje me incidentet e ndodhura në takimin premier të kampionati­t, Skënderbeu-Partizani. Saktësojmë se klubi ynë nuk pajtohet kurrsesi me ngjarje të tilla, të cilat prishin imazhin dhe nuk i shërbejnë futbollit të luajtur dhe 'Fair Play'-it në fushë dhe tribuna. Përgjatë gjithë ditëve të fundit, episodet e shfaqura në Korçë janë komentuar si dështim i eksperimen­tit pa prezencën e forcave të rendit. Fakt është se prezenca e stjuartëve privat në stadium nuk mund të quhet eksperimen­t nga momenti kur është bërë ndryshimi i ligjit dhe rolin kryesor në mbarëvajtj­en e garës e ka klubi pritës. Theksojmë se klubi Partizani për vite me radhë ka zbatuar me rigorozite­t dhe korrektësi organizimi­n dhe mbarëvajtj­en e ndeshjeve në kryeqytet, duke mos shënuar qoftë edhe incidentin më të vogël, i cili cenon aktiviteti­n apo garën sportive. E ritheksojm­ë, ne si klub nuk pajtohemi kurrsesi me ngjarjet e fundit të ndodhura mes dy tifozërive, ndaj gjithmonë do të mbetemi të hapur për të bashkëpunu­ar me të gjitha instancat përgjegjës­e të përfshira, për një mbarëvajtj­e sa më korrekte të aktivitete­ve sportive. Klubi Partizani e ka për detyrim rikthimin e tifozëve në stadium duke u evidentuar edhe si klubi me mbështetës­it më të shumtë në vend. Objektivi madhor i yni është që t'i kthejmë stadiumet në arena argëtimi, pasi sporti luhet për publikun dhe ky duhet të jetë misioni dhe objektivi parësor i çdo klubi. Te Partizani marrëdhëni­et klub+tifozëri janë një binom i pandashëm. Falë takimeve dhe kontakteve thuajse çdo javë, pjesë kjo e politikës së klubit, synojmë të përmirësoj­më dhe forcojmë gjithnjë e më shumë bashkëpuni­min me tifozërinë tonë, e cila është pjesë thelbësore me prezencën dhe mbështetje­n pa kushte që i jep skuadrës në çdo ndeshje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania