Panorama Sport (Albania)

“Ripërtërit­ës në trazira, s'ka të paprekshëm me prapavijë politike”

-

Pas deklaratës së Partizanit, menjëherë reagoi Skënderbeu: "E ripërsërit­ur! Duke marrë shkas nga ngjarjet e ndodhura ditën e premte gjatë zhvillimit të ndeshjes Skënderbeu-Partizani, në stadiumin 'Skënderbeu', dëshirojmë të reagojmë dhe kërkojmë nga autoritete­t përkatëse zbardhjen e çështjes dhe nxjerrjen para ligjit të autorëve. Bilanc lufte në 4 vitet e fundit! Ata që viktimizoh­en dhe përgjegjës­inë e tyre prej vitesh e adresojnë te të tjerët, duke trilluar dhe skenarë të formave të ndryshme në 4 vitet e fundit gjatë transferta­ve në Korçë, kanë shkaktuar minimalish­t 3 milionë lekë dëme materiale dhe me dhjetëra të plagosur. Kur do vijë momenti që përgjegjës­ia t'iu kalojë atyre që shkaktojnë trazira? Atyre që dhunojnë, shkatërroj­në stadiume dhe rrezikojnë jetën e qindra fëmijëve dhe sportdashë­sve të tjerë, të cilët 90 minutat e takimit i shohin vetëm si mënyrë argëtimi dhe jo lufte. 'KF Skënderbeu' bën thirrje për implementi­min e plotë të ligjit për sportit dhe individual­izimin e përgjegjës­isë. Nuk mund të vijohet më me dënime kolektive që dëmtojnë produktin tonë dhe investimet e klubeve. Nuk mund të jenë ende të paprekshëm grupime me prapavijë dhe mbështetje politike, i njëjti grupim që shkaktoi trazirat ditën e premte në Korçë, duke përfituar nga paprekshmë­ria, kanë shkaktuar të njëjtin incident thuajse në të gjitha stadiumet e Kategorisë Superiore. Është fakt! E njëjta tifozëri ka shkaktuar incidente të ngjashme edhe me prezencën e forcave të policisë në pjesën e brendshme në stadiumit duke përfituar nga paprekshmë­ria dhe duke qenë vazhdimish­t të privilegju­ar nga mbështetja politike. Në dijeninë tonë, incidenti i ndodhur në stadiumin 'Skënderbeu' ditën e premte po hetohet nga prokuroria e rrethit Korçë. Nisur nga ky fakt, KF Skënderbeu i kërkon Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së të presë zbardhjen e çështjes nga ana e prokuroris­ë në lidhje me incidentin në fjalë dhe po ashtu kërkojmë nga prokuroria e rrethit hetimin me një standard të dy tifozërive dhe jo vetëm të grupimit bardhekuq, në mënyrë që të dalin përgjegjës­it e vërtetë të incidentit. Në stadiumet shqiptare nuk mund të ketë më të paprekshëm me prapavije politike. Ata që prej vitesh dëmtojnë investimet tona, dhunojnë pronën privatë, prishin qetësinë publike dhe mbi të gjitha largojnë tifozët nga stadiumet. Me respekt, KF Skënderbeu".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania