Panorama Sport (Albania)

Radas: Morëm një fitore me zemër, por dhuna e zbehu pak

-

Skënderbeu ka marrë tri pikët e para në kampionat dhe e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në mbrojtje të titullit kampion. I këtij mendimi është edhe mbrojtësi kroat, kapiteni i Skënderbeu­t Marko Radas, i cili e sheh ekipin në një nivel të kënaqshëm. Sipas Radasit, ekipi mund të luftojë për titullin kampion dhe sigurisht që nuk sheh ndonjë diferencë me kundërshta­rët për titull këtë sezon. "Kampionati­n e kemi nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, me një fitore përballë një kundërshta­ri direkt. Mund të them se e donim vërtet shumë këtë trepikësh, pasi jemi në start të sezonit dhe kjo është me të vërtetë shumë e rëndësishm­e. Është fillimi i punës dhe kur e nis gjithçka me tri pikë, sidomos përballë një kundërshta­ri direkt për titull, është vërtet diçka e mirë që të jep garanci për të ardhmen. E dinim që në fillim se do të ishte një ndeshje delikate përballë një rivali direkt, por them se ia kemi dalë mbanë edhe për shkak të forcës së karakterit që treguam. Të gjithë e pamë se sa shumë e donim atë fitore dhe e kërkuam me grintë dhe me lojë. Për fat të mirë arritëm ta merrnim dhe mund të them se ishte një sukses i arritur me shpirt, ku lojtarët dhanë 120 për qind në fushë. Pasqyra e ndeshjes me

Partizanin është treguesi i karakterit të Skënderbeu­t të sezonit të ri.

Nisja e kampionati­t është gjithmonë e vështirë, pasi duhen disa javë që grupi të përshtatet me kampionati­n dhe ritmin e tij. Megjithatë, trepikëshi do të na bëjë shumë punë për vijimësinë. Është një kampionat i gjatë dhe jemi vetëm në startin e tij. Do të jetë një betejë e fortë për titullin kampion, pasi këtë herë, ndryshe nga vitet e tjera, nuk ka një numër të limituar ekipesh që kanë pretendim titullin. Janë ekipe thuajse me potencial të përafërt që do të kenë të gjitha objektivat e tyre dhe do të shohim javë pas jave se kush mund të jetë anti-Skënderbeu për këtë vit", u shpreh kapiteni i Skënderbeu­t për "Panorama Sport".

Dhuna- "Shijen e fitores na e zbehu incidenti në stadium. Normalisht, kur shikon të tilla skena në njëfarë mënyre nuk të mbetet mendja te ndeshja. Ato imazhe të rëndojnë mjaft. Një gjë e tillë ndodhi edhe të premten. E patë se si ndryshoi loja. Gjithsesi, për të mbetur atje, duhet që të tilla skena të mos përsëriten më në futbollin shqiptar. Nuk kemi pse marrim shembullin e keq të tifozërive të huaja, huliganizm­in. Ka plot mënyra për të mbështetur ekipin në fushë dhe dhuna nuk është e duhura", përfundoi Marko Radas. Ll. Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania