Panorama Sport (Albania)

Gega “snobon” menaxherin e Çanit: Kam gjëra më të rëndësishm­e

Partizani/ Trajneri i të kuqve eviton replikat

-

Një ditë më parë menaxheri i Edgar Çanit, Mario Cenolli, në një prononcim për "Panorama Sport" u prononcua në lidhje me deklaratën e trajnerit Skënder Gega, i cili dha arsyet pse nuk e grumbullon sulmuesin. Reagimi i Cenollit, nga fillimi deri në fund, ishte në trajtë ironike, duke mbrojtur klientin e tij dhe thumbuar trajnerin e të kuqve. "Panorama Sport" ka kontaktuar dje me trajnerin e Partizanit, por Gega ka preferuar që t'i "snobojë" thëniet e menaxherit të Çanit, pasi sipas tij, kishte gjëra më të rëndësishm­e për të bërë. Sipas Gegës, çdokush është i lirë të flasë dhe të mendojë çfarë të dojë, ndaj ai nuk është i prirë të vijojë lojën e replikave, por të punojë që skuadra të vijë aty ku duhet. "As nuk e kam parë dhe as nuk kam ndërmend të merrem me deklarata të tilla. Jetojmë në demokraci dhe çdokush ka të

drejtën e tij të mendojë dhe të flasë çfarë të dojë. Unë kam gjëra të tjera më të rëndësishm­e për të bërë te Partizani dhe jo të merrem me gjëra të tilla", u përgjigj trajneri i "demave të kuq" Skënder Gega, i pyetur në lidhje me thumbimet e menaxherit të Edgar Çanit. Situata- Humbja me Skënderbeu­n nuk është pritur mirë në kampin e kuq, por duke qenë vetëm ndeshja e parë, nuk është bërë dramë, por është kërkuar reflektim i menjëhersh­ëm nga ekipi. Ndaj fillimi i vërtetë për skuadrën e trajnerit Gega do të konsideroh­et përballja

me Kamzën, takim i cili gjithashtu do të luhet në transfertë. Stafi ka nisur menjëherë punën për riparimin e defekteve të shfaqura në Korçë, ku padyshim kërkohet një mentalitet i ri, pasi ndaj Skënderbeu­t u pa një Partizan i fikur në fushë dhe pa dëshirë për të fituar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania