Panorama Sport (Albania)

Kukësi merr Gëzim Krasniqin, Albi Alla firmos në Vlorë

Pogradecar­i te Flamurtari, të dielën si kundërshta­r

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi ka qenë një nga klubet me ak tive në Superiore sa i përket merkatos, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Reparti i mbrojtjes është rinovuar dhe nga sezoni i fundit kanë mbetur kapiteni #lli Shameti dhe mbrojtësi i majtë, Simon Rrumbullak­u. Pas afrimit të Ardian Cuculit, një tjetër lojtar që i bashkohet Kukësit nga kampionati maqedonas është Gëzim Krasniqi, i cili mbylli sezonin me Rabotniçki­n. Shtatlarti kavajas ka luajtur në Superiore me Besën, Flamurtari­n dhe Partizanin, ndërsa nga dje është bërë pjesë e Kukësit. Ka qenë drejtori Nderim Nexhipi, ai që ka bindur ish-mbrojtësin e Partizanit, i cili ka marrë OK-in edhe nga trajneri Armando Cungu. Krasniqi do të jetë pjesë e verilindor­ëve për sezonin e ri, pasi kontrata është firmosur për 1 vit me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër. Rroga e Krasniqit do të jetë 2500 euro në muaj, plus bonuse. Në lojë për kavajasin ka qenë edhe Flamurtari, por në fund lojtari firmosi me Kukësin. Ardhja e tij shton rivaliteti­n në qendër të mbrojtjes, me Shametin dhe Cuculin që duken titullarë të padiskutue­shëm, si dhe Qaqin e Krasniqin që do të luftojnë për të kapur një vend. Tashmë Cungu e ka të dubluar çdo rol në mbrojtje, qoftë për krahët, ku në të djathtë mund të luajnë Maliqi dhe Melo, e gjithashtu në të majtë

me Rrumbullak­un, Zguron e Peposhin.

ALBI ALLA

Albi Alla është zyrtarisht lojtar i Flamurtari­t. "Panorama Sport" e ka paralajmër­uar që më 7 gusht kalimin e qendërmbro­jtësit në Vlorë dhe pas përfundimi­t të Kupave të Europës me Kukësin, pogradecar­i mori lejen e kalimit dhe firmosi me kuqezinjtë. Alla nuk doli në stërvitje me verilindor­ët që pas ndeshjes me Torpedon dhe i la tri ditë kohë klubit për të vendosur. Mirëpo, Flamurtari i ofroi një kontratë 2vjeçare me rrogë 5 mijë euro

në muaj, nga të cilat 30 për qind e shumës futbollist­it do i jepet në dorë. Nëse klubi nuk shkon në Kupat e Europës, mbrojtësit do i mbahet 10 për qind e rrogës vjetore. Alla kishte pranuar me kohë ofertën e vlonjatëve dhe ndarja me Kukësin ishte thjesht procedurë. Dje Alla udhëtoi drejt Vlorës dhe u prezantua nga klubi i Flamurtari­t, ndërkohë që bëri edhe një mesazh falënderue­s për eksperienc­ën te Kukësi. "Si çdo fillim ka edhe një fund. Faleminder­it drejtuesve dhe FK Kukësit që më dhanë mundësinë të jem pjesë e historisë së klubit. Një

histori që e shkruam me sukses. Faleminder­it gjithë stafit teknik që kam punuar këto 2 vite. Nga secili mësova dhe mora më të mirat. Faleminder­it stafit mjekësor që ishin në çdo moment aty, si dhe punëtorët e klubit. Respekte për tifozët, faleminder­it për emocionet që na dhuruat. Në fund dua të falënderoj shokët e ekipit, ata që janë dhe ata që janë larguar para meje. Respekte A.A.6", shkruante pogradecar­i në rrjetin social. NEGOCIATAT

Shkes për kalimin te vlonjatët për Allën është bërë pikërisht ish- portieri i

Kukësit, Enea Koliçi, i cili pas prishjes së kontratës me verilindor­ët, kaloi te Flamurtari. Drejtuesit e Kukësit më parë i propozuan Allës të qëndronte, por me një pagë më të ulët nga ajo aktuale (5 mijë euro). Por, ishte trajneri Cungu ai që nguli këmbë te presidenti Gjici, që pogradecar­i të qëndronte. Duke parë kërkesën e trajnerit shkodran, drejtuesit e klubit i bën me dije lojtarit se ishte marrë vendimi që ai të rinovojë pa ulje rroge. Bëhej fjalë për një kontratë 1- vjeçare me të drejtë rinovimi dhe për një vit tjetër, por përgjigjja e mbrojtësit ka qenë se i duhen 3 ditë kohë që të mendohet. Mirëpo, Flamurtari nxitoi dhe e joshi me 30 për qind të kontratës kesh. Kjo bëri që Alla të firmoste dje zyrtarisht me kuqezinjtë, ndërsa Kukësi menjëherë thërriti për të nënshkruar Gëzim Krasniqin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania